Ditari i Opozitës

Hoxha: KQZ ishte një nga arkitektët kryesorë të shkatërrimit të votës së lirë

Hoxha: KQZ ishte një nga arkitektët kryesorë të

Anëtar i Këshillit Kombëtar PD, Lisandër Hoxha ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me integritetin e procesit zgjedhor të 11 Majit.

I ftuar në "Kafe Shqeto" në Syri Tv, Hoxha ka bërë thirrje për transparencë dhe rregullsi të plotë në trajtimin e kutive të votimit.

Sipas Hoxhës, kishte elementë të tjetërsimit të votave dhe një situatë të pasigurt që e ka ndikuar besimin e qytetarëve në sistemin zgjedhor. Hoxha akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një nga arkitektët e shkatërrimit të zgjedhjeve

"Do duhej patjetër të reagonim, për aq kohë sa ne morëm materialet filmike dhe e pamë që u tjetërsua vota e kandidatëve.

Gabimi i PD-së që në kohë nuk e mbështeti grupin e kandidatëve të saj, të cilët mund t'i kishte në krahë që ditën e parë që ne kërkuam hapjen dhe rinumërimin në qarkun e Tiranës, por u reflektua më vonë, ndoshta dhe nga presioni publik ,sepse ishte anormale situata në të cilën kandidatët e një force politike i kërkojnë komisionit qendror të zgjedhjeve, konkretisht Kasit, që na jep të drejtën të rinumërojmë votat se i kemi pasur të vjedhura një pjesë të votave, pra nuk është pasqyra reale të tabela e miratuar.

Në një përgjigje jokushtetuese, na u tha se kandidati nuk ka të drejtë të kërkojë, dhe kjo nuk ishte normale pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton çdo qytetar i cili preket nga një vendim administrativ apo gjyqësor ka të drejtë ta kundërshtojë apo apelojë, është Kodi i Procedurës Administrative, e ky ligj duhet të ishte grisur dhe problemi ishte se nuk ndodhi në kohë.

Po dëgjoj se nuk kanë pranuar hapjen e materialeve zgjedhore e kjo nuk ishte një gjë e mirë, sigurisht duhet bërë kujdes dhe KQZ është organ i regjimit, manipulator i procesit zgjedhor dhe për mua është një nga arkitektët e shkatërrimit të zgjedhjeve kësaj radhe.

Në Shqipëri nuk jetojnë 2.4 milionë shqiptarë dhe për pasojë nuk mund të kenë votuar 1.4 milionë shqiptarë.

6 muaj para procesit të zgjedhjeve ku vërtetohet se pajisja PEI nuk punonte, një qytetar mund të cekohej dhe me një karton aty e mund të votonte në emër të një qytetari tjetër, pra mundësia e votimit të shumfishtë është e vërtetë dhe vërtetohet nëse merret lista e votimit", tha Hoxha.

Të fundit

OSZAR »