Flash News

Kosova

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027

Misionit të Bashkimit Europina për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në Kosovë ka zgjatur mandatin deri më 14 qershor 2027.

Vendimi u mor nga Këshilli i Bashkimit Evropian në Luksemburg. 

Hera e fundit kur EULEX-it iu zgjat mandati ishte më 5 qershor 2023, deri më 14 qershor 2025.

Shuma referente financiare për mbulimin e shpenzimeve të EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 është 170,866,980 euro.

EULEX ka ardhur në Kosovë në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë, duke e zëvendësuar misionin e OKB-së, UNMIK, por me kompetenca më të kufizuara.

 

Të fundit

OSZAR »