Flash News

E-TJERA

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falën namazin në

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu mbajti një fjalim dhe uroi festën. Në fjalën e tij, Spahiu theksoi edhe rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës për ata që janë në nevojë.

“Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukur e javes, e xhumasë, me ditën më të bukur të vitit, atë të Kurban Bajramit, një gëzim i dyfishtë”, u shpreh Spahiu duke uruar paqe, begati e mirësi.

Të fundit

OSZAR »