Flash News

E-TJERA

"Ai është palaçollëk", Tare paralajmëron: Pas një shekulli s’do kemi me Spaç

"Ai është palaçollëk", Tare paralajmëron:

Historiani Auron Tare ka paralajmëruar se nëse nuk ndërhyhet jo për restaurim por për konservim, brenda një shekulli burgu i Spaçit nuk do të ekzistojë më. 

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania,Tare theksoi se kur flitet për restaurim apo konservim nuk bëhet fjalë vetëm për godinat por gjithë peizazhin, por si ta kthesh zonën në memorie historike që të mos harrohet çfarë ka ndodhur.

“Si çdo gjë në Shqipëri edhe me memorien tonë nuk jemi seriozë. E keni parë çfarë bëjnë hebrenjtë me muzeumet e tyre? Ata financojnë muzeume kudo në Amerikë për të mbajtur gjallë kujtesën. Për kampin e Tepelenës u ngrit një tymnajë e madhe, u thanë ca qiparisa dhe u zhdukën 280 mijë euro.

Nuk është problemi të rregullosh 2 godina, duhen ruajtur galeritë, vagonat, shinat, ne si komb nuk jemi të ndërgjegjshëm për kujtesën. Ai është palaçollëk, nuk është restaurim, është çështje si ta kthesh zonën në memorie historike, gjithë peizazhi, duhet konservuar jo restauruar. Po ikin brezat, nuk kanë ngelur më, do i vjedhin dhe ato tillat dhe iku, u shua, pas një shekulli nuk do kemi më Spaç”, tha Tare.

 

 

Të fundit

OSZAR »