Flash News

Bota

Trump paralajmëron Putinin: Nëse zbulojmë se po na shfrytëzon, do të reagojmë ndryshe

Trump paralajmëron Putinin: Nëse zbulojmë se po na
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një deklaratë të fortë për marrëdhëniet me Rusinë, duke lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi të qëndrimit nëse rezulton se Moska po e shfrytëzon qëndrimin e tij të përmbajtur.

Gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se është i gatshëm të zhvillojë një takim të përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

“Tani për tani, po punojmë me presidentin Putin dhe do të shohim se ku do të jemi. Do ta bëj, nëse është e nevojshme,” tha Trump, duke iu referuar mundësisë së një takimi në Gjenevë.

Sa i përket mosvendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë, presidenti amerikan tha se po e shmang këtë hap për të mos prishur përpjekjet për një marrëveshje paqeje.
“Nëse mendoj se jam afër një marrëveshjeje, nuk dua ta prish atë. Dhe më besoni, unë jam shumë më i ashpër se njerëzit për të cilët po flisni,” deklaroi ai.

Trump shtoi se brenda dy javësh do të vendosë për qasjen që do të mbajë ndaj Rusisë në kuadër të negociatave.
“Nuk mund t’ju them tani nëse Putin do paqe, por do ta zbulojmë shumë shpejt. Nëse po na shfrytëzon, do të reagojmë ndryshe. Do të më duhet rreth një javë e gjysmë për të parë qartë situatën,” tha ai.

Presidenti amerikan nuk e fshehu zhgënjimin për incidentet e fundit në Ukrainë, duke përmendur se ngjarjet e dy netëve më parë, ku pati viktima mes negociatave, kanë ndikuar negativisht në atmosferën e bisedimeve.

Të fundit

OSZAR »