
Flash News
Mbytet pranë Shkëmbit të Kavajës turistja nga Sllovakia
U bë baba nga një 13-vjeçare, lirohet nga qelia i riu rom Dritson Kurti
Video/ Sulmohet 'live' televizioni shtetëror i Iranit
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë
Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke akumuluar përgjatë viteve një hendek prej miliarda eurosh mes asaj që është dhe asaj që duhej të ishte. Të dhënat statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ecurinë faktike dhe llogaritjet teorike se sa do të ishte ekonomia shqiptare nëse ajo do të rritej me një ritëm të barabartë me potencialin tregojnë se në vitin 2025, ekonomia shqiptare është afërsisht 784 miliardë lekë ose 7.84 miliardë euro më e vogël nga sa do të duhej të ishte. Kjo shumë është e barabartë me 37% të PBB-së aktuale dhe gjithashtu, më e lartë se sa të gjitha të ardhurat buxhetore vjetore.
Ekspertët e ekonomiksit të zhvillimit vlerësojnë potencialin e rritjes së një vendi duke marrë parasysh faktorë të shumtë si gjendja aktuale ekonomike (sa më e varfër të jetë ekonomia, aq më shumë potencial për rritje ka), afrimësinë me tregjet, nivelin e hapjes ekonomike e të tjera. Përgjatë dy dekadave të para pas rënies së komunizmit, potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë vlerësohej në 7% në vit ndërsa pas Krizës Financiare Botërore të vitit 2008, vlerësimi i rritjes potenciale të Shqipërisë është 4.5% në vit. Kjo do të thotë që, në rast se menaxhohet siç duhet dhe reformat kryhen siç rekomandohet nga ekspertët, rritja mesatare afatgjatë e ekonomisë do të jetë 4.5% në vit. Në rast se rritja është më e lartë se sa kaq, atëherë autoritetet duhet të ndërhyjnë për ta ftohur atë, sepse një rritje mbi potencial konsiderohet e paqëndrueshme. Në rast se rritja është më e ngadaltë se kaq, ekonomia konsiderohet se ka nevojë për reforma politike në mënyrë që të rikthehet te performanca e vet.
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se, që nga viti 2000, Shqipëria ka pasur rritje ekonomike mbi potencial në vetëm 4 vite dhe ka nënperformuar përgjatë të gjitha viteve të tjera.
Kriza të njëpasnjëshme dhe investime jorentabël
Grafiku më sipër, i cili paraqet ndryshimin vjetor të Prodhimit të Brendshëm Bruto me çmime konstante, (vija me ngjyrë blu) dhe potencialin e rritjes, (vija me ngjyrë të kuqe) bart në vetvete të dhënat për dy dekada e gjysmë krizash të njëpasnjëshme, të cilat, ka gjasa, lexuesit i kanë harruar.
Për shembull, viti 2001 me rritjen ekonomike në masën 8.3%, shifër kjo më e lartë se sa potenciali i vlerësuar në atë kohë, reflekton investimet e larta private në telekomunikacion ndërsa rritja vitit 2002 prej 4.5% si dhe rritjet në vitet pasardhëse, që të gjitha nën potencialin prej 7%, reflektojnë para së gjithash, krizën energjetike që u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2001 dhe që demonstroi edhe paaftësinë e qeverive të njëpasnjëshme për ta zgjidhur këtë krizë.
Rritja ekonomike e vitit 2008, në masën 7.5%, reflekton në masë të konsiderueshme huamarrjen e lartë të sektorit publik dhe transformimin e parave të marra hua në beton në formën e Rrugës së Kombit, autostradës prej vetëm 60 kilometra, e cila u nis të ndërtohej me vlerësim të kostos prej 420 milionë eurosh dhe kushtoi më shumë se 1 miliardë, shumë kjo që ishte e papërballueshme për financat e Shqipërisë në atë kohë.
Siç dallohet, Shqipëria përjetoi vite shumë të këqija sa i përket rritjes ekonomike në dekadën që pasoi, kur vendi u qeveris fillimisht nga koalicioni Berisha-Meta dhe pastaj, nga koalicioni Rama-Meta. Që nga ajo kohë, vendi nuk ka njohur rritje ekonomike afër apo mbi potencialin e vlerësuar prej 4.5% në vit ndërsa luhatja e fortë që dallohet në grafik në vitet 2020-2022 është shkaktuar nga pandemia COVID-19 në vitin 2020 dhe nga rimëkëmbja pas pandemisë në vitet 2021 dhe 2022. Ekonomia është rikthyer në nënperformancë në vitin 2023 dhe vijon të rritet më poshtë se sa potenciali, pavarësisht inflacionit të lajmeve me sukses marramendës në sektorin e turizmit, lajme që shfaqen çdo ditë nëpër mediat proqeveritare.
Grafiku më sipër paraqet ekonominë e Shqipërisë siç ajo ka ecur (vija ngjyrë blu), ekonominë e Shqipërisë siç ajo do të kishte ecur në rast se do të rritej në përputhje me potencialin (vija ngjyrë e kuqe) dhe diferenca mes këtyre të dyjave, (vija e zbehtë e kuqe). Ekonomia e Shqipërisë e matur me çmime konstante, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të jetë në masën 2.1 trilionë lekë në fund të këtij viti ndërsa nëse do të ishte rritur në përputhje me potencialin, ajo do të ishte 2.9 trilionë lekë. Diferenca mes këtyre të dyjave, 784 miliardë lekë, përbën prodhimin e brendshëm bruto të munguar për shkak të performancës së keqe në qeverisjen e vendit.
Kjo është një shumë e stërmadhe parash nëse krahasohet me çfarëdolloj parametri ekonomik apo buxhetor. Për shembull, nëse marrim parasysh se të ardhurat e buxhetit të shtetit janë afërsisht 30% e PBB-së, një shumë e tillë do të sillte 235 miliardë lekë më shumë të ardhura buxhetore, shifër kjo që është pothuajse e barabartë me të gjithë fondin social të vendit, ku përfshihen pensionet apo kujdesi shëndetësor.
“Keqalokim burimesh”
Shpjegimi më i thjeshtë i mundshëm se pse ekonomia nuk është rritur me potencialin e pritshëm mund të bëhet përmes teorisë së keqalokimit të burimeve. Roli i qeverisë në ekonomi është që të heqë pengesat për prodhim ekonomik përmes ndërhyrjeve ligjore apo infrastrukturore duke priorizuar përdorimin e parave të taksapaguesve në ato ndërhyrje që kanë kthim më të lartë. Korrupsioni dhe fryrja e kostove të projekteve infrastrukturore, gërryerja e fuqisë investuese të buxhetit nga fryrja e paarsyeshme e administratës publike apo dështimi, për shkak të keqmenaxhimit, të kryerjes së funksioneve bazë të shtetit, të tilla si dhënia dhe garantimi i titujve të pronësisë, parandalimi apo luftimi i monopoleve, oligopoleve dhe praktikave penguese në konkurrencë janë faktorët që e bëjnë ekonominë të “keqperformojë”.
Pasojat e këtyre problemeve të mbledhura së bashku mund të vihen re te grafiku i parë: prodhim i brendshëm bruto i munguar, vende pune të pakrijuara dhe një ushtri me pensionistë që jetojnë me mesatarisht 600 lekë në ditë.
Grafiku më sipër paraqet ecurinë e ekonomive të vendeve të Evropës Lindore, të cilat FMN i ka grumbulluar në grupin “Evropa në Rritje). Të dhënat janë në Dollarë Ndërkombëtarë konstantë një monedhë imagjinare e përdorur nga FMN për t’i bërë vendet të krahasueshme dhe shifrat paraqesin PBB për frymë. Disniveli mes grafikëve tregon disnivelin në mirëqënie reale mes qytetarëve të vendeve përkatëse.
Shqipëria është rreshti blu i pestë nga poshtë dhe konkurron për të shmangur pozicionin e të qenit vendi më i varfër me Bosnjën, Ukrainën, Kosovën dhe Moldavinë. Maqedonia, Mali i Zi e Serbia janë ndjeshëm më lartë se sa ne ndërsa ekonomia me performancën më të mirë duket se është ajo e Polonisë.
Siç dallohet, Shqipëria e nisi në fakt në vitin 2000 si ekonomia e dytë më e varfër në grup pas Moldavisë. Nga viti 2002, kur në të dhënat e FMN-së u shfaq Kosova, Shqipëria u bë vendi i tretë më i varfër ndërsa në vitin 2022, për shkak të Luftës në Ukrainë, Ukraina ra poshtë nivelit të Shqipërisë dhe ne u bëmë vendi i katërt më i varfër. Në vitin 2024, Bosnja dhe Herzegovina ra poshtë nivelit të Shqipërisë. Perspektiva për të kaluar ndonjë vend tjetër është shumë e largët. Vendi më i afërt, Maqedonia e Veriut, është goxha larg.
Grafiku i fundit paraqet ecurinë e ekonomive të vendeve të Evropës Lindore si indeks. Nëse secila prej ekonomive merret në nivelin 100 në vitin 2000, ecuria e tyre vit pas viti shfaqet në grafik deri në vitin 2025. Kështu, Turqia rezulton se është vendi me rritjen më të shpejtë në raport me veten. Ekonomia turke është sot 322% më e madhe nga sa ishte në vitin 2000. Shqipëria rezulton në vend të dytë me 265%, pasuar nga Kosova me 261%. Rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës shpjegohet me avantazhin e prapambetjes, një ide themelore në ekonomi, e cila tregon se sa më i prapambetur të jetë një vend në krahasim me vendet e tjera, aq më i lartë është potenciali për t’u rritur./ BIRN
Të fundit



“Ka presioni mbi drejtësinë”, KE: Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull pa mbushur standardet
16 Qershor 2025, 22:24
Mediu: Irani tentoi të rrëzonte avionin e Trump gjatë fushatës elektorale
16 Qershor 2025, 22:04
Netanyahu: Eliminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
16 Qershor 2025, 21:47
Lala: Nëse Gjykata e Lartë liron Veliajn, krijohet precedent
16 Qershor 2025, 21:34
Sulmi ndaj Iranit, Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes, por dhe Europës
16 Qershor 2025, 21:34
Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos
16 Qershor 2025, 21:13
Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ku ishte shënjestra që nuk realizuan dot
16 Qershor 2025, 21:01
Makina bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset drejtuesi
16 Qershor 2025, 20:58
Mbytet pranë Shkëmbit të Kavajës turistja nga Sllovakia
16 Qershor 2025, 20:33

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës
16 Qershor 2025, 20:19
A mund ta bindë Trump Netanyahun që të ndalojë së sulmuari Iranin?
16 Qershor 2025, 20:17
Kriza financiare në OKB, rrezikohen ndihmat për refugjatët
16 Qershor 2025, 19:59


Tiranë/ 253 denoncime për shkelje në rrugë vetëm në një javë
16 Qershor 2025, 19:24

U bë baba nga një 13-vjeçare, lirohet nga qelia i riu rom Dritson Kurti
16 Qershor 2025, 19:03
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
16 Qershor 2025, 18:41
Korçë/ Makina del nga rruga, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët
16 Qershor 2025, 18:25
Video/ Sulmohet 'live' televizioni shtetëror i Iranit
16 Qershor 2025, 18:06
Arbnor Spahiu ende në duart e serbëve, prindërit e ish-policit thirrje ndërkombëtarëve
16 Qershor 2025, 17:58


KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës
16 Qershor 2025, 17:16
KQZ nis nesër rinumërimin e votave për katër qarqe
16 Qershor 2025, 17:08

Hekurudha Shqiptare shkurton 47 vende pune, preken punonjësit e mirëmbajtjes
16 Qershor 2025, 16:43
Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin
16 Qershor 2025, 16:28
Shqipëria krah Izarelit: Irani duhet të ndërpresë aktivitetin bërthamor
16 Qershor 2025, 16:09
Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas të huaj në Dhërmi
16 Qershor 2025, 16:07

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë
16 Qershor 2025, 15:42

EMRI/ Gjendet i vdekur brenda një shpelle i moshuari në Lezhë
16 Qershor 2025, 15:15
Vija bregdetare në rrezik/ Pse plazhet e Shqipërisë po zhduken dhe kush po e paguan çmimin?
16 Qershor 2025, 15:00

Britania e Madhe vendos për herë të parë një grua në krye të shërbimit të inteligjencës
16 Qershor 2025, 14:49

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë dy autorët
16 Qershor 2025, 14:21
"Mazhoranca pasive"/ Tabaku: PS nuk ka vullnet politik për të çuar përpara integrimin!
16 Qershor 2025, 14:12
Malltezi: Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i vëllai i Edi Ramës
16 Qershor 2025, 14:04
"Po dëmtoni rëndë familjen"/ Shehu-Spiropalit në Kuvend: Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini
16 Qershor 2025, 13:50
Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbylle Kuvendin për të ngrënë drekë në Greqi
16 Qershor 2025, 13:34

I akuzuar për vrasje, Europol në kërkim të kriminelit shqiptar (EMRI)
16 Qershor 2025, 13:06



"Banorët e Teheranit do paguajnë çmimin", ministri izraelit i Mbrojtjes sqaron deklaratën
16 Qershor 2025, 12:26
U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit
16 Qershor 2025, 12:10
“Karma e gjen rrugën”, kujt i drejtohet mesazhi i koduar i Veliajt nga burgu?
16 Qershor 2025, 11:59
Tragjike në Itali! Treni përplas për vdekje 19-vjeçarin italo-shqiptar
16 Qershor 2025, 11:50
Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën
16 Qershor 2025, 11:37
Berisha nuk u paraqit në SPAK, e konfirmon Gjokutaj: Shkak gjendja virale!
16 Qershor 2025, 11:30
Turisti belg u aksidentua me Jet Ski, arrestohet 51-vjeçari që i dha me qira mjetin lundrues
16 Qershor 2025, 11:00
Tërmeti godet Maqedoninë e veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
16 Qershor 2025, 11:00
Spahia: PD-së i janë vjedhur dy mandate në Shkodër
16 Qershor 2025, 10:31
Dosja "Partizani"/ Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore
16 Qershor 2025, 10:26
"Treni bullgar"/ Teliti: Rama në krye të lokomotivës, skemë e nisur muaj më parë!
16 Qershor 2025, 10:10
Plagosi turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i skafit
16 Qershor 2025, 10:01
EMRI/ Arrestohet shitësi i drogës në Vlorë
16 Qershor 2025, 09:47
IAEA zhvillon sot mbledhje urgjente pas sulmeve izraelite ndaj objekteve bërthamore në Iran
16 Qershor 2025, 09:42
Mbolli kanabis buzë një përroi, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (Emri)
16 Qershor 2025, 09:35
Nis nesër rinumërimi i votave të 11 Majit, kush rrezikon mandatin; gara mes kandidatëve
16 Qershor 2025, 09:26
Sulmet ndaj Iranit/ DW: Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion!
16 Qershor 2025, 09:15
Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore
16 Qershor 2025, 09:06
Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
16 Qershor 2025, 09:00
Sot Samiti i SEECP/ Zbardhet axhenda, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë
16 Qershor 2025, 08:45
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
16 Qershor 2025, 08:34
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
16 Qershor 2025, 08:25
Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet drejt ‘Traumës’
16 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja parashikimi për këtë të hënë
16 Qershor 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Qershor 2025, 07:44
5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, ambasadorja: Po kalojmë orë shumë të vështira
15 Qershor 2025, 21:55
Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit
15 Qershor 2025, 21:38
Rinumërimi i votave në Tiranë, Këlliçi: Duam mandatin e Alimehmetit
15 Qershor 2025, 21:17
Erdogan telefonon Trump: Jemi gati të ndërmjetësojmë për Iranin
15 Qershor 2025, 20:55

Netanyahu thotë se sulmoi Iranin për të parandaluar "holokaustin bërthamor"
15 Qershor 2025, 20:02
Marrëveshjet për migrantët: Ç'përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
15 Qershor 2025, 19:43
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon tre hektarë me barishte pranë Urës së Kardhiqit
15 Qershor 2025, 19:22
Po lahej me të afërmit, mbytet i riu në ujërat e lumit Mat
15 Qershor 2025, 18:59
Gattuso emërohet trajner i ri i Kombëtares së Italisë
15 Qershor 2025, 18:34
Mbi 400 persona janë vrarë deri tani nga sulmet izraelite në Iran
15 Qershor 2025, 18:15
Trump paralajmëron rikthimin e çështjes Kosovë-Serbi: Biden e dëmtoi
15 Qershor 2025, 17:46
Bylykbashi: Sistemi aktual zgjedhor është toksik
15 Qershor 2025, 17:25
Trump zotohet për marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit, përmend rastin e Kosovës me Serbinë
15 Qershor 2025, 16:59
Plagoset turist gjerman në plazhin e Gjipesë, u godit nga helika e një gomoneje
15 Qershor 2025, 16:40

Irani sulmon Izraelin me raketa balistike
15 Qershor 2025, 15:48
Plazh me fekalet në Durrës, ana tjetër e mrekullisë turistike
15 Qershor 2025, 15:30
Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
15 Qershor 2025, 14:59
Ish-presidentit francez Sarkozy i hiqet medalja e Legjionit të Nderit
15 Qershor 2025, 14:58
Shkodra, me tkurrjen më të lartë të popullsisë pas Censit
15 Qershor 2025, 14:31
Teherani akuzon Izraelin se kërkon të zgjerojë konfliktin pas sulmit ndaj impiantit të gazit
15 Qershor 2025, 14:02
