
Flash News
U plagos me plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh
Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së
Foto/ Merr flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje
Emri/ U aksidentua teksa po shkonte në punë, humb jetën i riu shqiptar në Itali
Ekstradohen sot nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri prej tyre vëllai i Nuredin Dumanit
SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit, e hetuar prej vitit 2015, dyshohet se është përfshirë në një skemë ndërkombëtare kontrabande në bashkëpunim me punonjës të Doganave, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 36 milionë eurosh.
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme.
Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga SPAK, 36 persona janë nën hetim për kontrabandën e cigareve, mes të cilëve 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Katërmbëdhjetë persona po hetohen në masën e arrestit me burg, ndërsa për të tjerët janë vendosur masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Në qendër të skemës së kontrabandës është, sipas SPAK, kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve” dhe pronarët e saj të mëparshëm, Ilir dhe Darjo Jashari. Prej shkurtit të këtij viti, kompania e prodhimit të cigareve, Albania Tabak u ble nga kompania “EA TOBACCO” në pronësinë e Ergys Agasit – një personazh kontrovers i akuzuar nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj si ‘’koordinatori mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale”.
Agasi, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e Ahmetajt si “thashetheme”, nuk ishte i arritshëm nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Edhe Prokuroria e Posaçme nuk iu përgjigj pyetjes nëse pronari i ri i fabrikës ishte pjesë e hetimit.
SPAK deklaroi se të dyshuarit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas në ato të Bashkimit Evropian, duke përdorur një skemë të sofistikuar. Sipas hetimit, subjekti tregtar, Albanian Tabak ishte pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” nga Dogana Shqiptare dhe prodhonte paketa cigaresh me regjimin fason për llogari të një firme porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.
Megjithatë, nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar përcakton destinacionin, i cili sipas SPAK rezulton inekzistent.
“Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore,” tha SPAK.
Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal, me një veprimtari me qëllim fitimi ekonomik të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve ose 36 milionë euro dhe një dëm prej 10 milionë eurosh në vetëm katër raste të dokumentuara kontrabandimi në tregun e BE-së. Në një tjetër rast, nëse kalimi kontrabandë i sasisë së cigareve do të ishte realizuar, do të kishte shkaktuar një dëm prej rreth 2.8 milionë eurosh.
Sipas hetimeve të SPAK, për të realizuar këtë veprimtari kanë ndihmuar struktura të caktuara të doganës që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos shoqëruar ngarkesat deri në dalje nga territori i Shqipërisë. Po ashtu, kontrabanda është legjitimuar dhe përmes çlirimit të eksportit fiktiv në sistemin “Asycuda World”, që tregonte sikur sasitë e cigareve kanë dalë nga Shqipëria në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.
Tjetër shmangie nga detyrimet doganore në vendin ku janë destinuar për t’u shitur është realizuar përmes prodhimit të paketave të cigareve pa pullë fiskale, veprimtari që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin e akcizës.
Sipas një investigim të mëparshëm të BIRN, kompania ‘’Albania Tabak Fabrika e Cigareve” prodhonte 22 milionë paketa cigare në vit nën markën “Cleopatra”, një pjesë e të cilave shiteshin kontrabandë në Afrikën e Veriut. Ky aktivitet u diktua fillimisht nga autoritetet doganore britanike dhe nxitën një hetim penal në vitin 2015 në Shqipëri, i cili u pezullua një vit më pas në pritje të informacioneve nga juridiksionet e huaja.
Hetimi u riaktivizua në vitin 2017, por pa asnjë rezultat në dukje. Çështja u rimor nga SPAK në vitin 2023. Kjo kompani ka qenë në pronësi të familjes Jashari nga dhjetori i vitit 2010, kur është blerë nga Ilir Jashari për 3 milionë euro, para se të kalonte në pronësi të gruas dhe djalit të tij, Darjo Jashari.
Bazuar në rezultatet e hetimit të kryer prej vitit 2023, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-pronarit të fabrikës së cigareve, Ilir Jashari, djalit të tij, Darjo Jashari, administratorit të kompanisë, Servet Dauti, shtetasit Kosovar Luan Qorolli si dhe shtetasve serbë, Mile Bijeliç dhe Zeljko Stafjer, të gjithë të dyshuar për veprën penale të kontrabandës me mallrat e akcizës dhe grupit të strukturuar kriminal.
Gjykata ka caktuar “arrest në burg” dhe ndaj nëntë punonjësve të doganës dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj një punonjëseje tjetër, që akuzohen për kontrabandë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, janë ndaluar vetëm 5 prej 14 të hetuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë, janë ekzekutuar 15 nga 20 masat “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në kryerjen e këtij hetimi kanë bashkëpunuar autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, ato kosovare, greke dhe qipriote./ Nga Aleksandra Bogdani, BIRN
Të fundit



Dhunoni punëtorin e pastrimit në Athinë, policia greke shpall në kërkim shqiptarin
11 Qershor 2025, 21:30
Zhgënjimi me Letoninë, Elseid Hysaj reagon pas transfertës zhgënjyese
11 Qershor 2025, 21:15

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa
11 Qershor 2025, 20:51

Skandal në Lezhë/ Banesa mbulohet nga ujërat e zeza
11 Qershor 2025, 20:37
Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale
11 Qershor 2025, 20:09
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
11 Qershor 2025, 20:01
U plagos me plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh
11 Qershor 2025, 19:41
Përfundon rinumërimi i votave për kandidatët e PD në Dibër, si ndryshon rezultati
11 Qershor 2025, 19:29

Faktorët që krijojnë mot: Si ndikojnë mikrobet që jetojnë në re në jetën tonë
11 Qershor 2025, 19:01



Politikat për emigracionin/ TikToker-i famshëm largohet nga SHBA
11 Qershor 2025, 18:20
Mbeti e vrarë gjatë sulmit në Austri, Lea Bajrami do të varroset në Graz dhe jo në Kosovë
11 Qershor 2025, 18:01
Trump: Kam më pak besim sesa disa muaj më parë se mund të arrihet një marrëveshje me Iranin!
11 Qershor 2025, 17:47
Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Rinas vëllai i Nuredin Dumanit i ekstraduar nga Dubai
11 Qershor 2025, 17:41
Temperaturat përvëluese në vend/ ISHP apel qytetarëve: Kujdes gjatë orëve të mesditës
11 Qershor 2025, 17:34


Kapet duke transportuar 10 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar në Itali
11 Qershor 2025, 17:10
Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT-së
11 Qershor 2025, 17:03
Foto/ Merr flakë furgoni në autostradën Fier-Lushnje
11 Qershor 2025, 16:54

Sondazh/ A besoni se rinumërimi i votave do të sjellë ndryshim të rezultatit të 11 majit?
11 Qershor 2025, 16:31
Vrasja e Martin Canit, dëshmojnë 6 persona në seancë me dyer të mbyllura
11 Qershor 2025, 16:28
Tragjedia e heshtur! 56 vetëvrasje janë shënuar në vend që nga janari
11 Qershor 2025, 16:20
Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri
11 Qershor 2025, 16:13
Emri/ U aksidentua teksa po shkonte në punë, humb jetën i riu shqiptar në Itali
11 Qershor 2025, 15:56
Padia për shpifje/ Dështon seanca në GJKKO për Kryemadhin dhe juristin Kara, arsyeja
11 Qershor 2025, 15:44
Ukraina riatdheson trupat e ushtarëve të vrarë nga Rusia
11 Qershor 2025, 15:37

Plani Operacional, Tatimet nisin informimin me bar-restorantet, plazhet dhe makinat me qira
11 Qershor 2025, 15:15

Menopauza, këshilla për një tranzicion sa më të shëndetshëm
11 Qershor 2025, 15:03
Grabiti me dhunë një person, arrestohet hajduti serial në Durrës
11 Qershor 2025, 14:48

Rikthehen tensionet me Rusinë, Polonia arreston një 28-vjeçar për spiunazh për Moskën
11 Qershor 2025, 14:33
Humb jetën turisti i huaj në Sarandë, dyshimet e para
11 Qershor 2025, 14:14
Plagosi me thikë një person në Kuçovë, kapet 26-vjeçari
11 Qershor 2025, 14:08
Tensionet bërthamore rriten teksa Irani dhe SHBA-ja s'pajtohen as për datën e bisedimeve
11 Qershor 2025, 14:00
Nënshtetësia gjermane mbërrin nivel rekord, në 2024 u natyralizuan 292 mijë të huaj
11 Qershor 2025, 13:53
Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’, ja kur do të mbahet seanca e radhës
11 Qershor 2025, 13:44
Greqia shqyrton ndalimin e burkës në universitete
11 Qershor 2025, 13:36

Rruga me kthesa, shikimi në telefon ju shkaktojnë përzierje? Zbuloni arsyen
11 Qershor 2025, 13:20
Balliu: Pse i gjeti opozita faktet e farsës zgjedhore dhe jo superprokurorët e SPAK?
11 Qershor 2025, 13:12
Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, çfarë vendosi Gjykata për imamin Ahmet Kalaja
11 Qershor 2025, 12:56
Lista/ Cilat janë ekipet e kualifikuara deri tani në Kupën e Botës 2026?
11 Qershor 2025, 12:54


OVERDOZË
11 Qershor 2025, 12:38
Qeveria e Kosovës pranon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar emigrantë nga vendet e treta
11 Qershor 2025, 12:32

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit
11 Qershor 2025, 12:12
Tafani rrëfen si u pagua për të vrarë Albi Bashaliun: Lekët na i solli babai i Laert Haxhiut
11 Qershor 2025, 12:10
Dështon për të 30-tën herë përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11 Qershor 2025, 11:57
Sherr në Fier/ 48-vjeçari godet me levë të riun, arrestohet nga Policia (EMRI)
11 Qershor 2025, 11:49
Ekstradohen sot nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri prej tyre vëllai i Nuredin Dumanit
11 Qershor 2025, 11:43
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK
11 Qershor 2025, 11:35
I zhdukur prej gjashtë ditësh, gjendet i vdekur 20-vjeçari në Korçë (EMRI)
11 Qershor 2025, 11:28
6-vjeçari gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin
11 Qershor 2025, 11:20

Të shtënat me armë në “Ali Dem”, plagoset 26-vjeçari, 4 shpallen në kërkim
11 Qershor 2025, 11:00
Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy kosovarë dhe një francez
11 Qershor 2025, 10:51
“X” me Letoninë ndez debate, kërkohet shkarkimi i Sylvinho-s
11 Qershor 2025, 10:41
Tifozët "të tërbuar": Duka shet ndeshjet, Silvinjo është kukull!
11 Qershor 2025, 10:27
KAS nis rinumërimin e votave në Qarkun e Dibrës
11 Qershor 2025, 10:20


Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla
11 Qershor 2025, 09:58
Sherr në “Ali Dem”, në vendngjarje gjenden gëzhoja
11 Qershor 2025, 09:45
Tre shenjat e horoskopit që do të zhgënjehen në dashuri gjatë qershorit
11 Qershor 2025, 09:38
Vdes 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë
11 Qershor 2025, 09:24
Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari
11 Qershor 2025, 09:20
Armando Broja në shënjestër të Bundesligës
11 Qershor 2025, 09:06
Ndarja nga jeta e Leka Bungos, reagon vajza: Krenare gjithmonë pafundësisht për ty
11 Qershor 2025, 09:01
Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur, Leka Bungo
11 Qershor 2025, 08:47
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Qershor 2025, 08:41
Iu gjetën 2 kallashnikovë në automjet, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO
11 Qershor 2025, 08:22
Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin?! Ngadalësohen prurjet e emigrantëve
11 Qershor 2025, 08:11
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Qershor 2025, 07:57
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
11 Qershor 2025, 07:40
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Qershor 2025, 07:21
Shqipëria rrezikon Botërorin, barazon 1-1 kundër Letonisë
10 Qershor 2025, 22:53
Hidhet nga lartësia e pallatit 69-vjeçari në Tiranë, humb jetën në vend
10 Qershor 2025, 22:45
"Treni Bullgar' ishte kudo", Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral në 11 maj
10 Qershor 2025, 22:22
Ekspertja: Në Shqipëri vdekjet po tejkalojnë lindjet, duhet ndërhyrë sa më shpejt
10 Qershor 2025, 22:05
Eksperti: Shqipëria në vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët
10 Qershor 2025, 22:00
Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, barazohet rezultati
10 Qershor 2025, 21:43
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
10 Qershor 2025, 21:38
“Shqipëria po plaket me ritme të shpejta”, Staticienia: Gjendja është alarmante
10 Qershor 2025, 21:28
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, shënon Rei Manaj
10 Qershor 2025, 21:20

Vajza nga Kosova viktimë e masakrës në Austri, reagojnë familjarët: Dhimbje e madhe!
10 Qershor 2025, 21:15