
Flash News
Nga Anila Hoxha
Nëse ka një frazë që do ti qëndrojë gjatë kohës mbi punët e drejtësisë ne Shqipëri është përgjigjja që me dha kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja kur e pyeta : si është të kalosh vettingun?
Tha aty për aty- si të kalosh varrin për së gjati! Përgjigjja lidhej me vështirësinë por edhe analizen që duhet të ketë bërë funksionari i drejtësisë mbi proceset që po kryheshin ndaj sistemit. Duhet ti ketë parë problemet në sy . Dhe kur pranon që ke disa probleme, bëhesh gati që ti zgjidhësh ato!
Problemi i radhës është Byroja Kombëtare e Hetimit, apo FBI -së shqiptare. Kur shkrova për mandatin pesë vjecar të drejtuesit të BKH, konfliktet mes titullarit dhe drejtuesve te SPAK, ajo që po thosha lidhej me vakumet e lëna në ligj, që passjellin shumë forcë nga më kompetenti ndaj më pak kompetentit ( vartësit), deri ne denigrim apo zhberje/ zerim te funksionarit më pak të fuqishëm.
Publikisht dihet që SPAK kishte vendosur si kufi datën 6 qershor , brenda të cilës garuesit duhet të dorëzonin dokumentacionin ku do shfaqnin ambicien për drejtor BKH. Gjithsej 13 emra, mes tyre kush propogandohet për heroizma të pa kryera e kush se i kish pasur duart e lidhura të bente ligj.
Nejse.
Tani del që SPAK ju jep kohe edhe ca ditë 11 prej tyre për të plotesuar dokumentacioni që nuk e kane paraqitur konform ligjit.
Ky eshtw paradoks.
Ti japësh " oksigjen " tej afateve ligjore për më tepër atyre që duhet ta dinë mirë cfare jane kriteret dhe shkresat, do të thotë ta kthesh ne pazar procesin
Në mos ka arsye të tjera për të cilat ky proces përmes transparences duhet ti thuhet publikut se përse realisht është pezulluar kontrolli i te 13 -ve Nëse ka një krize mes anëtareve të komisionit të përzgjedhjes apo cfarë tjetër nuk shkon, duhet thënë. Nuk flitet vetëm për zgjidhjet por edhe për poblemet.
Ballazi !
Vijmë tek problemet e Ligjit dhe KLP që i kam cekur më herët dhe që duke mbyllur sytë kompetentët kjjtojnë se duke i ardhur anash problemit ai tretet vetvetishëm
1- Në datën 06.06.2025, përfundoi afati i kandidimit për postin e Drejtorit të BKH-së
2 -Kushtetuta me ndryshimet e vitit 2016, kur dhe u konceptua ngritja e një Strukture Hetimi pranë Prokurorisë së Posaçme, nuk njeh emërtimin Byroja Kombëtare e Hetimit por Njësinë e Posaçme Hetimore (neni 148/4). Ligjvënësi në ligjin organik Nr.65/2016, i cili rregullon veprimtarinë e gjithë SPAK-ut (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion), ka përcaktuar emrin Byro Kombëtare e Hetimit (sikundër duket në pëlqim dhe sinkron me strukturën amerikane FBI (Byroja Federale e Hetimit).
3- Ligji përcakton se: “BKH-ja është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit e BKH-së gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. 2. Organizimi i brendshëm i BKH-së rregullohet nga urdhri i përbashkët i Drejtorit të BKH-së dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. 3. BKH-ja përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës.... 4. Organizimi dhe funksionimi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore të BKH-së rregullohet në përputhje me këtë ligj dhe urdhrat e Drejtorit të BKH-së, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë "
4 - Procesi i emërimit të Drejtorit të BKH-së rregullohet nga Ligji Nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, nenet 33-35 të së cilit përcaktojnë se: (neni 33) “Komisioni i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të BKH-së, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë. 3. Kandidatët për Drejtor të BKH-së duhet të përmbushin kushtet e sigurisë të nenit 6 të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë si Drejtor i BKH-së pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale…”
5 - Neni 34 i ligjit përcakton kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Drejtor dhe më të rëndësishmet janë:
“…-Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
-ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
-ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;..”
6 - Neni 35 i ligjit të mësipërm rregullon lirimin nga detyra, shkarkimin dhe pezullimin e drejtorit:
“1. Drejtori i BKH-së lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur: a) i përfundon mandati; b) jep dorëheqjen; c) mbush moshën e pensionit. 2. Drejtori i BKH-së shkarkohet nga detyra nga KLP-ja, bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme" ( dhe këtu përfshihen kriteret)
7 - Zonja Aida Hajnaj, si Drejtore aktuale me mandat deri në datën 31 gusht 2025 e cila ka patur të drejtën e riemërimit edhe një herë, nuk ka hyrë në garë, pasi mban qëndrimin që riemërimi duhet të bëhet direkt nga KLP-ja pa një garë të re.
Sipas ligjit, roli i KLP-së është ai i organit të emërtesës që emëron e shkarkon Drejtuesin e BKH-së. KLP-ja nuk ka miratuar një rregullore të veçantë për mënyrën e emërimit të drejtorit të BKH-së.
Aktualisht pranë Prokurorisë së Posaçme është ngritur një komision ad-hoc me tre prokurorë të i përbërë nga Prokurorët Z.Kraja, Z.Dibra dhe drejtuar nga drejtuesi i saj, Z.Dumani. Ky komision verifikon plotësimin e kushteve ligjore, integritetin, pasurinë dhe përgatitjen profesionale të kandidatëve. Pas një procesi transparent dhe konkurrues, ai rendit kandidatët dhe propozon një emër për emërim pranë KLP-së.
Megjithatë një sherr mes tyre ditët e fundit duhet të ketë futur në krizë procesin. Dhe duket se me krizen e shkaktuar shanset për të gjetur drejtorin e ri brenda 31 gushtit janë të pakta.
Dhe vijmë tek problemi tjetër . Pyetja e parë është :
- Cili është diskrecioni i KLP-së dhe kufijtë e veprimit me kandidaturat e ardhura?
Pas përfundimit të procedurës, komisioni i krijuar nga Prokuroria e Posaçme përgatit një relacion të zgjeruar për gjithë procedurën e ndjekur, rezultatet dhe me renditjen e kandidatëve sipas meritës, dhe propozon një emër (si rregull më të mirin) për emërim te KLP-ja.
KLP-ja a ka liri ligjore për të vendosur mbi emërimin pasi shqyrton propozimin e ardhur?
Duke qenë organ kushtetues kolegjial që vendos me shumicë votash, KLP-ja duhet para se ta kalojë për miratim në seancë plenare duhet ta kalojë në Komision, të vlerësojë dosjen e kandidatit dhe të hartojë arsyetimin e përzgjedhjes. Pyetja që shtrohet është: A ka të drejtë Këshilli të mos e pranojë kandidatin e propozuar nëse gjen se, nuk përmbush standardet e nevojshme të integritetit, profesionalizmit apo pavarësisë dhe të përzgjedhë një tjetër mes listës së paraqitur? Po nëse lista vjen në KLP me një kandidaturë?
Personalisht mbroj idenë se KLP-ja nuk mund të marrë vetëm rolin e një noteri dhe nuk është e detyruar të emërojë kandidatin e renditur të parin dhe të propozuar nga komisioni i SPAK-ut. Ajo mund të refuzojë emërimin e një kandidati nëse vlerëson se, nuk plotëson kriteret profesionale ose etike. Ligji nuk e detyron KLP-në të zgjedhë kandidatin e renditur të parin.
Nëse KLP-ja refuzon kandidatin e vetëm të propozuar nga SPAK-u, nuk mund të emërojë dikë tjetër vetë, pasi nuk ka të drejtë për vetëpropozim. SPAK-u duhet të përsërisë procedurën e përzgjedhjes dhe të paraqesë një kandidat të ri.
Roli i KLP-së në këtë proces nuk është vetëm formal, por substancial. Ligji ka krijuar një mekanizëm kontrolli të ndërsjellë ndërmjet SPAK-ut dhe KLP-së për të garantuar që drejtimi i BKH-së të jetë i pavarur, i kualifikuar dhe me integritet të lartë profesional. Kjo gjë gjeneron një ekuilibër funksional institucional mes: Autoritetit përzgjedhës të Prokurorisë së Posaçme dhe Autoritetit emërues, KLP-së. Ky mekanizëm është një garanci për ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive institucionale midis këtyre dy organeve. Ai i shërben parimit të kontrollit dhe balancës, si dhe eviton kapjen e strukturave hetimore nga një dorë e vetme.
Sidoqoftë, ligji nuk parashikon afate strikte për zgjidhje nëse refuzohen të gjithë kandidatët, gjë që mbetet në një boshllëk normativ. Gjithashtu krijohet hipotetikisht rrezik për ngërç institucional, nëse KLP-ja me vendim të arsyetuar, refuzon në mënyrë të përsëritur kandidatët e SPAK-ut dhe nuk ka afate ligjore detyruese për mbylljen e procesit.
Si përfundim a nuk do të ishte emergjent miratimi i një rregulloreje të brendëshme nga ana e KLP-së për procedurën e emërimit të Drejtuesit të BKH-së dhe a nuk do të ishte e udhës të propozohej edhe ndryshimi ligjor për mbushjen e këtij boshllëku legjislativ?
Të fundit


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
25 Qershor 2025, 08:09
Ditë me diell, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat
25 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 Qershor 2025, 07:45
Alimehmeti kritikon KQZ, KAS dhe Kolegjin Zgjedhor: Nuk panë provat që ofruam ne kandidatët
24 Qershor 2025, 22:56
"Opozita të tregojë forcën", Burimi: Rama është turbulluar nga analiza në Fox News
24 Qershor 2025, 22:41
Ermonela Jaho rrëfen fillimet e vështira: Kam kërkuar punë si babysitter dhe kamariere
24 Qershor 2025, 22:29
Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
24 Qershor 2025, 22:11
AKU njofton se bllokoi mbi 1 KV djath në Shkodër, por nuk tregon shkakun
24 Qershor 2025, 21:54
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor 2025, 21:51
Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan centrale bërthamore
24 Qershor 2025, 21:30
Aksident në aksin Fier-Cekan, 3 të plagosur
24 Qershor 2025, 21:16
Antibiotik natyral! Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë
24 Qershor 2025, 21:03


Sezoni i Gaforres, çfarë pritet të ndodhë për secilën shenjë të horoskopit
24 Qershor 2025, 20:15

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, zbardhet dosja hetimore! Çfarë treguan pamjet filmike
24 Qershor 2025, 19:58
Pas armëpushimit, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
24 Qershor 2025, 19:47
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
24 Qershor 2025, 19:26
Tërmetet sot në Tiranë e Durrës, sizmiologët: Nuk ka vend për alarm
24 Qershor 2025, 19:15
Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun e Shkodrës: Nuk ka përsëritje zgjedhjesh!
24 Qershor 2025, 18:56
A do të marrë pjesë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?
24 Qershor 2025, 18:46

Pas Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD edhe për Dibrën për rezultatin e 11 majit
24 Qershor 2025, 18:20
BIRN: Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen! Zbulohet shifra e majme
24 Qershor 2025, 18:20
Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon dënimet për autorët, kthen për rigjykim çështjen
24 Qershor 2025, 18:04


Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite
24 Qershor 2025, 17:12
Aksident te "Rruga e Durrësit" në Tiranë, përplasen 3 makina
24 Qershor 2025, 16:52

Premtoi punësim kundrejt parave, GJKKO dënon me 8 muaj burg Dritan Lleshin
24 Qershor 2025, 16:29
Ish-kreu i degës së PD-së në Vlorë zgjidhet në krye të Kadastrës
24 Qershor 2025, 16:19
Kolegji rrëzon ankimimin e PD-së për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit
24 Qershor 2025, 16:15
Çfarë ofron joga e fytyrës dhe pse konsiderohet një eliksir i rinisë?
24 Qershor 2025, 16:07
"KAS po tjetërson vullnetin qytetar"/ Dogjani: 300 votat që iu hoqën PD-së ishin të vlefshme
24 Qershor 2025, 15:54
"Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C"/ AKMC apel qytetarëve: Tregoni kujdes!
24 Qershor 2025, 15:36

"Turizmi skandaloz i Rilindjes"/ Blushi: 84% e ujrave për notim rezultojnë të ndotura!
24 Qershor 2025, 15:08
Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti
24 Qershor 2025, 14:57
Sa shpesh duhet të riaplikoni kremin e diellit
24 Qershor 2025, 14:44
Goditi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë
24 Qershor 2025, 14:34
Shqipëria më pak konkurruese më 2024, bien bizneset e eksportit
24 Qershor 2025, 14:20

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Me Edi Ramën ka vetëm farsa
24 Qershor 2025, 14:03
Shkelën armëpushimin, Trump paralajmëron Iranin dhe Izraelin: Mos kryeni sulme
24 Qershor 2025, 13:47
Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës
24 Qershor 2025, 13:38
Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli përfundon në spital
24 Qershor 2025, 13:29

Aksident në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari që lëvizte me motoçikletë
24 Qershor 2025, 13:09
The Guardian/ Sazani që u pushtua pa qëlluar as edhe një plumb, me një “Wow” të Ivanka Trump
24 Qershor 2025, 13:09
SPAK merr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve
24 Qershor 2025, 12:55

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
24 Qershor 2025, 12:39
I dënuar për pro*titucion në Belgjikë, Arjan Kamamit i konfiskohet hoteli në Cërrik
24 Qershor 2025, 12:27
SPAK jep pretencën për "Metamorfozën", 13 vite burg për Dedan Gjonin
24 Qershor 2025, 12:16

Shtyhet afati për regjistrimin në kopshte e çerdhe deri në 30 qershor
24 Qershor 2025, 11:54
Ulja e numrit të lopëve, Dervishi: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit
24 Qershor 2025, 11:42
Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit
24 Qershor 2025, 11:33

“S’ta fal gjakun e djalit”, nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës në GJKKO
24 Qershor 2025, 11:03


Djerësitja shkakton mungesë të kaliumit, magnezit dhe glukozës, ja si t'i zëvendësoni
24 Qershor 2025, 10:32
Irani shkel armëpushimin, sulmon me raketa Izraelin
24 Qershor 2025, 10:24
Çmimet e naftës pësojnë rënie të ndjeshme pas armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit
24 Qershor 2025, 10:12
Një kompani londineze po kujdeset për reputacionin e Erion Veliaj
24 Qershor 2025, 10:04
Milani ofron 27 milionë euro për talentin shqiptar
24 Qershor 2025, 09:58

Goditet banda shqiptare e kokainës në Gjermani, dajë e nip ‘kokat’ e grupit
24 Qershor 2025, 09:32

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike
24 Qershor 2025, 09:13
Izraeli pranon armëpushim me Iranin
24 Qershor 2025, 08:59
Matura Shtetërore/ Sot provimi për lëndët me zgjedhje, i fundit për këtë vit
24 Qershor 2025, 08:53
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
24 Qershor 2025, 08:39
Si po “zhduken” lopët e qumështit? Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet
24 Qershor 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
24 Qershor 2025, 08:17
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
24 Qershor 2025, 08:04
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Qershor 2025, 07:47
Zegjineja në parlament, Bardhi: Kjo ka mbaruar shkollën e lartë, Balluku as të mesmen
23 Qershor 2025, 22:55

Denoncon Bardhi: Biznesmeni Lul Morina pagoi 4 mln euro që Dërmenasi të fitohej nga PS
23 Qershor 2025, 22:24
Bombardimet e SHBA ndaj Iranit, Haxhiu: Grupet radilake sjellin rrezikun e përshkallëzimit
23 Qershor 2025, 22:05
11 maji, Bardhi: PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij
23 Qershor 2025, 21:41
Rinumërohen mbi 560 kuti në Tiranë, ja sa vota ka humbur PD dhe PS
23 Qershor 2025, 21:03

"Qeveria operon me kriminelët'/ Alizoti: Banda e Elbasanit është më e fuqishme se PS!
23 Qershor 2025, 20:36
Kosova - larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
23 Qershor 2025, 20:24
Irani sulmoi bazat amerikane, mediat e huaja: Katari u njoftua përpara goditjeve
23 Qershor 2025, 20:14
Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, dy të plagosur
23 Qershor 2025, 19:54
A rrezikon Shqipëri nga rrezatimi në rast të sulmeve bërthamore? Sqaron eksperti
23 Qershor 2025, 19:49

Operacion tjetër në Abu Dabi, kapet një nga bashkëpunëtorët e Dritan Gjikës
23 Qershor 2025, 19:19
Irani hakmerret ndaj SHBA-së, sulmon me raketa bazën ajrore amerikane në Katar
23 Qershor 2025, 19:00

Situata nga zjarri në Himarë ende jashtë kontrollit, pushuesit në panik (VIDEO)
23 Qershor 2025, 18:42
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino
23 Qershor 2025, 18:26