
Flash News
Bëri një gjilpërë tek ambulance e lagjes, humb jetën e moshuara në Lushnjë
Pas Tiranës, KAS vendos edhe hapjen e kutive të votimit në Dibër
Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Tirana në “blindim total”: 2000 efektivë policie, kontrolle antidronë dhe kufizime të trafikut
Etel Haxhiaj sfidon policinë amerikane gjatë arrestimit të një emigranti, akuzohet për sulm
“Dua të mbijetoj”. Kështu e fillon rrëfimin e saj Ana, shtetase e Rusisë, për zhvendosjen dhe jetesën e saj në Serbi. Ajo u zhvendos në Beograd në korrik të vitit 2023 dhe pas një muaji vendosi të hapte një biznes - gjë për të cilën, deri atëherë, thotë se kishte ëndërruar.
“E kuptova se duhej të bëja diçka që dua dhe e dua vërtet. Unë kam dashur gjithmonë të hap një bibliotekë. Dhe këtë vendosa ta bëj në Serbi”, thotë Ana për Radion Evropa e Lirë.
Ajo mori me qira një hapësirë në komunën e Vraçarit të Beogradit dhe hapi një vend ku njerëzit “lexojnë libra dhe shoqërohen, ndërkohë që hanë dhe pinë”. Ana punonte në industrinë e teknologjisë informative, ndërsa sot kafeneja e saj është e mbushur me rafte librash.
“Biblioteka është e vogël, por veprat janë përzgjedhur me dashuri. Janë librat që unë i dua”, thotë ajo. Ana shton se është e kënaqur me mënyrën se si mjedisi e ka pranuar.
“Është fantastike. Kam shumë miq në mesin e serbëve. Shumë fqinj me të cilët kam marrëdhënie të shkëlqyera”, shprehet ajo.
Ana është një prej dhjetëra mijëra qytetarëve rusë që kanë shkuar në Serbi prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Për disa, Serbia ka qenë vetëm një destinacion i përkohshëm, por të tjerë kanë mbetur atje.
Kafeneja e saj bibliotekë është një vend takimi për banorët vendas, por edhe për pjesëtarë të shumtë të komunitetit rus në Beograd.
Librat në raftet e saj janë në rusisht, anglisht dhe serbisht, por ka edhe romane nga autorë serbë të përkthyera në rusisht.
“Kjo është dëshira ime, të kontribuoj në përparimin e komunitetit rus, por edhe të komunitetit në të cilin jetojmë. Të përmirësoj komunikimin dhe lidhjen e ndërsjellë”, thotë Ana, duke shtuar se hapësirën e saj, do që ta bëjënjë “shtëpi për të gjithë”.
“Shumë nga ata që vijnë këtu, më thonë se ndihen si në shtëpi. Për momentin, kjo mjafton për mua”, thotë Ana.
Të dhënat zyrtare tregojnë se çdo i dyti i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia. Nga afërsisht 100.000 të huaj që banojnë ligjërisht në Serbi, më shumë se 53.000 janë rusë, sipas të dhënave të Institutit Republikan të Statistikave të Serbisë (RZS).
Kjo është hera e parë që numri i të huajve që kanë qëndrim të rregullt në Serbi, është i detajuar në statistika. Hulumtimi është kryer nga RZS-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe rezultatet janë prezantuar në prill.
Demografi Vlladimir Nikitoviq nga Instituti i Shkencave Sociale në Beograd thotë për Radion Evropa e Lirë se ky është një numër i konsiderueshëm njerëzish dhe se mbërritja e tyre është një lajm i mirë për Serbinë.
“... sepse në Serbi kemi ende një bilanc negativ të migrimit - kur e krahasojmë se sa njerëz vijnë dhe sa largohen, pavarësisht nëse janë shtetas tanë apo të huaj. Pra, të dhënat janë pozitive në kuptimin demografik”, thotë Nikitoviq.
Më shumë se gjysma e të huajve në Serbi janë rusë
Të dhënat zyrtare tregojnë se mosha mesatare e atyre që kanë emigruar në Serbi, është 32.6 vjeç, që është më e ulët se mesatarja kombëtare. Nikitoviq thotë se kjo mund “t’i përmirësojë” statistikat e Serbisë.
"Mesatarja jonë tani është afërsisht rreth 43-44 vjeç. Në këtë kontekst, ky është një efekt pozitiv dhe do të ishte mirë nëse modelet e tilla, do të vazhdonin”, thekson Nikitoviq.
Të rinj dhe të arsimuar
Sipas të dhënave, të cilat i referohen vitit 2023, qytetarët rusë që jetojnë në Serbi, janë mesatarisht 30 vjeç. Shumica janë burra, 54.4 për qind, ndërsa gratë përbëjnë 45.6 për qind. Rreth 83 për qind e tyre jetojnë në komunat qendrore të Beogradit dhe në Novi Sad.
“Ata kanë zgjedhur mjediset që besojnë se mund t’u ofrojnë më shumë. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një mundësi për ato mjedise - në njëfarë mënyre”, beson demografi Nikitoviq.
Sa i përket demografisë, sipas tij, është mirë për komunitetet lokale kur një popullsi që është mesatarisht më e arsimuar se popullsia e përgjithshme, shpërngulet - siç është rasti me qytetarët rusë.
“Ata, gjithashtu, kanë një portofol aftësish që këtij komuniteti i mungojnë, sepse është kryesisht popullsi që vjen nga pjesët më urbane të Rusisë - niveli i zhvillimit të të cilave është shpesh mbi mesataren e Bashkimit Evropian”, shpjegon Nikitoviq.
“E, tani, praktikisht varet nga shoqëria jonë se si do ta përdorë këtë impuls”, shton ai.
A e kanë të shtrenjtë jetën në Serbi?
“Jeta është e shtrenjtë në Beograd. Qiranë e apartamentit e paguaj 750 euro, kjo është shumë! Është tepër e shtrenjtë. Tregu është i shtrenjtë”, thotë Ana.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dhe mbërritjes së një numri të madh rusësh në Serbi, rritja e çmimeve është bërë një nga temat dhe shqetësimet e përditshme të banorëve serbë.
Nikitoviq thotë se do të ishte “e padrejtë t’i hidhej faji popullsisë ruse”.
“Nuk është shkaktuar drejtpërdrejt nga mbërritja e popullsisë ruse. Por, momenti është përdorur për t’i rritur çmimet për arsye të ndryshme - jo vetëm për strehimin, por për të gjitha shërbimet”, beson ai.
“Duket se kjo valë [e rritjes së çmimeve] ka kaluar”, thotë ai dhe shton se migrimet e tilla e përshpejtojnë procesin e urbanizimit.
“Shikojeni Beogradin sot, i cili është një qytet shumë më metropolitan sesa ishte vetëm shtatë ose tetë vjet më parë. Rusët kontribuuan në këtë, por edhe migrimet e tjera që po ndodhin dhe për të cilat jemi të vetëdijshëm edhe pa këto të dhëna statistikore", thotë ai.
Për Anën, hapja e një biznesi në Serbi ishte gjithashtu sfidë.
“Ende nuk mund ta kuptoj politikën tatimore në Serbi... Është vërtet shumë vështirë t’i paguash të gjitha këto taksa. Të ardhura nuk kemi shumë, ndaj punojmë vetëm”, thotë Ana, e cila punon bashkë me një mik të sajin.
Ajo shton se situata aktuale është e tillë që nuk të ofron përmbushje materiale, por ajo personale është e madhe, sipas saj.
“Kështu është për momentin, po përpiqemi ta rregullojmë. Nuk e di se si, por shpresojmë se do ta bëjmë”, shton ajo.
Kthesa pas fillimit të luftës në Ukrainë
Serbia nuk ka qenë gjithmonë një destinacion tërheqës për emigrantët rusë. Pika e kthesës ka ndodhur në mars të vitit 2022, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Në atë kohë është regjistruar vala e parë e të arriturve të regjistruar në Serbi - ku qytetarët rusë ende mund të hyjnë pa viza, ndryshe prej shumicës së vendeve të tjera evropiane.
Disa kanë shkuar atje, sepse nuk kanë mundur t’i vazhdojnë bizneset në vendin e tyre. Kjo për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, të cilave Beogradi nuk u është bashkuar. Disa të tjerë, ndërkaq, janë larguar nga Rusia për shkak të mospajtimit me luftën ose nga frika e mobilizimit ushtarak.
Që atëherë, qindra mijëra qytetarë rusë kanë hyrë në Serbi, por jo të gjithë kanë qëndruar. Për ata që vendosin të qëndrojnë, është e nevojshme një leje qëndrimi. Në vitin 2022, më shumë se 19.000 rusë i kanë marrë ato.
Me vazhdimin e luftës edhe në vitin 2023, leje qëndrimi në Serbi kanë marrë edhe qytetarë të tjerë rusë - gati 23.000. Shkalla e ndryshimit shihet më së miri në krahasim me vitet e kaluara.
Gjatë vitit 2012, më pak se 500 qytetarë rusë kanë marrë leje qëndrimi në Serbi, që do të thotë se numri i imigrantëve rusë, ndërkohë, është rritur pothuajse 47 herë. Ana thotë se do një pasaportë serbe, por se motiv i saj nuk është liria e lëvizjes.
“Dua një pasaportë serbe, sepse dua të jetoj këtu. Nuk ka të bëjë me udhëtimin e lirë apo qëndrimin pa viza”, sipas saj.
A mendojnë rusët të qëndrojnë në Serbi?
Në vitin 2023, në Serbi kanë lindur mbi 230 foshnje nga prindër me shtetësi të huaj. Më shumë se gjysma e këtyre fëmijëve kanë prindër që janë shtetas rusë.
Edhe pse beson se ky është një lloj treguesi se qytetarët rusë jo vetëm që qëndrojnë më gjatë në Serbi, por edhe krijojnë familje atje, demografi Nikitoviq thotë se është e vështirë të vlerësohen qëllimet e tyre në lidhje me qëndrimin e përhershëm në Serbi.
“... sidomos duke marrë parasysh situatën [në Rusi]. Dihet që sa më gjatë që të qëndrosh diku, aq më të mëdha janë shanset për të qëndruar aty”, shton ai.
Sipas tij, praktika demografike tregon se, mesatarisht pas shtatë vjetësh, shanset për të qëndruar diku rriten me shpejtësi.
“Mbyllja e dyerve” për kundërshtarët e Putinit
Edhe pse Beogradi dhe Moska tradicionalisht mbajnë marrëdhënie të ngushta dhe publiku serb dominohet nga narrativi i “kombeve vëllazërore”, ky vend u ka treguar një fytyrë paksa ndryshe disa qytetarëve rusë, duke ua shkurtuar mikpritjen.
E përbashkët e tyre është kundërshtimi i pushtimit të Ukrainës dhe i politikave të presidentit rus, Vladimir Putin.
Kështu, në vitin 2023, aktivistëve kundër luftës, Vladimir Volohonski dhe Jevgeni Irzhanski, u janë refuzuar kërkesat për të zgjatur qëndrimin e tyre në Serbi, për shkak të, siç është thënë, “shqetësimeve për sigurinë”.
Një mesazh të ngjashëm ka marrë edhe aktivisti kundër luftës, Ilya Zernov, disa muaj më vonë. Policia kufitare nuk e ka lejuar të hyjë në Serbi, edhe pse ai ka arritur atje nga Gjermania, për të marrë pjesë në gjyq për një sulm ndaj tij, i cili ka ndodhur më herët në Beograd.
Në këtë grup bën pjesë edhe historia e Elena Koposovas, kërkesa e së cilës për qëndrim të përhershëm është refuzuar vazhdimisht nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Ajo jeton në Serbi me bashkëshortin dhe fëmijët e saj tash e pesë vjet.
Në justifikim përmenden “arsyet e sigurisë”, por Koposova beson se arsyeja e vërtetë lidhet me nënshkrimin e një letre publike kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Kinezët në vendin e dytë, të ndjekur nga indianët dhe turqit
Pas qytetarëve rusë, kinezët përbëjnë numrin më të lartë të qytetarëve të huaj në Serbi. Sipas të dhënave nga fundi i vitit 2024, çdo i dhjeti i huaj në këtë vend vjen nga Kina.
Në total janë rreth 12.300 prej tyre. Ky numër është rreth tetë herë më i lartë se në vitin 2012, kur ishte rreth 800. Shumica e tyre janë të vendosur në Bor dhe Zrenjanin - gjë që tregon se është puna ajo që i ka çuar në Serbi.
Dy kompani të mëdha kineze operojnë në këto dy qytete - kompania minerare Zigjin në Bor dhe Linglong në Zrenjanin, e cila po ndërton një fabrikë të gomave të makinave.
Kinezët pasohen nga qytetarët e Indisë (4.574), të Turqisë (4.029), të Maqedonisë së Veriut (1.952) dhe të Ukrainës (1.472). Pjesa e shtetasve të tjerë në numrin e përgjithshëm të të huajve në Serbi është rreth 17.7 për qind./ REL
Të fundit


Makina përplas 75-vjeçarin te vijat e bardha në Vlorë
5 Qershor 2025, 16:42
Bëri një gjilpërë tek ambulance e lagjes, humb jetën e moshuara në Lushnjë
5 Qershor 2025, 16:36
Protestë në Spaç, pas ndërhyrjeve për restaurim
5 Qershor 2025, 16:27
Foto/ Betoniera bie në humnerë në Ulëz, shoferi niset me urgjencë në spital
5 Qershor 2025, 16:15
11 Maji/ Këlliçi: Ka përpjekje për të ndikuar mbi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR
5 Qershor 2025, 16:06
Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet
5 Qershor 2025, 15:53
Shpërthen murtaja, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi
5 Qershor 2025, 15:48
Pas Tiranës, KAS vendos edhe hapjen e kutive të votimit në Dibër
5 Qershor 2025, 15:31
Tirana “paralizohet” sërish, ja rrugët që do te janë të bllokuara nesër
5 Qershor 2025, 15:20


Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli
5 Qershor 2025, 14:39
Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet
5 Qershor 2025, 14:24

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë
5 Qershor 2025, 13:55
Trafiku i drogës me "tentakula" në Europë, GJKKO vulos burgun për 9 të arrestuarit
5 Qershor 2025, 13:39
Dezerton nga radhët socialiste, Erion Braçe bëhet demokrat "me dokumenta"
5 Qershor 2025, 13:23
Zgjedhjet e 11 Majit, KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë
5 Qershor 2025, 13:22
Nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 27 konstituimi i Kuvendit të Kosovës
5 Qershor 2025, 13:08
Përplasje në Kuvend/ Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca
5 Qershor 2025, 13:04
Një Vajzë, Ndryshe, Një Djalë
5 Qershor 2025, 12:57
Aksident në uzinën “Albchrome” në Elbasan, ndalohen tre persona
5 Qershor 2025, 12:54

Nga pasaportat false te rrugët drejt Britanisë e Amerikës, SPAK çon në gjyq 37 persona
5 Qershor 2025, 12:37
Berisha: Ligji i farsës është se diktatorit i shtohen gjithmonë e më shumë votat
5 Qershor 2025, 12:19


Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës
5 Qershor 2025, 11:45

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH njofton ku do të bëhet falja e namazit
5 Qershor 2025, 11:24
Bardhi: Delegacioni i BE tha që krimi kontrolloi zgjedhjet në Elbasan!
5 Qershor 2025, 11:16
“Zgjedhjet e 11 Majit, proces i kontrolluar”, Gjekmarkaj: Jeni bërë viktima të zellit
5 Qershor 2025, 11:15

Gazetarët u censuruan nga Spiropali, AGSH: Mashtrim e propagandë institucionale
5 Qershor 2025, 11:00
Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë
5 Qershor 2025, 10:54
Analiza: Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej
5 Qershor 2025, 10:51
PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën
5 Qershor 2025, 10:34
E rëndë në Austri/ Humb jetën në vendin e punës 35-vjeçari shqiptar
5 Qershor 2025, 10:21

Prodhonin dhe shisnin kan*bis, arrestohen 2 vëllezër
5 Qershor 2025, 09:50

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i gardës
5 Qershor 2025, 09:15
Aksident në Fier/ Makina përplaset me një mjet bujqësor, plagosen 3 persona
5 Qershor 2025, 09:08

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda
5 Qershor 2025, 08:46
Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025
5 Qershor 2025, 08:31
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
5 Qershor 2025, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2025, 07:52
Video/ Shpëton për 'fije' Albin Kurti, për pak sa nuk rrëzohet nga shkallët
4 Qershor 2025, 22:54
Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në vend
4 Qershor 2025, 22:36
Nga titujt abuzivë tek denigrimet, si kthehen në ‘armë’ qindra portale pa adresë
4 Qershor 2025, 22:15
Blushi: Personi që rrëmbeu Metën u bë drejtues policie
4 Qershor 2025, 21:45
“Mashtrimi” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!
4 Qershor 2025, 21:15




Bushati: SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës
4 Qershor 2025, 19:49
E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet një shtëpi në Vlorë
4 Qershor 2025, 19:46

Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend
4 Qershor 2025, 19:12

Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Sekretarin Rubio në Uashington
4 Qershor 2025, 18:53

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë
4 Qershor 2025, 18:41
Si të mendosh si një stoik
4 Qershor 2025, 18:19

Zgjedhjet e 11 majit/ Balliu: Parlamenti Europian dënoi farsën elektorale
4 Qershor 2025, 18:05
Iu mbajnë të hidratuar gjatë verës, zbuloni 10 frutat dhe perimet më të pasura me ujë
4 Qershor 2025, 17:51

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara
4 Qershor 2025, 17:32
Avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës për vrasjen e saj
4 Qershor 2025, 17:13


SPAK dërgon për gjykim Evis Berberin, krahun e djathtë të Belinda Ballukut
4 Qershor 2025, 16:39


Shtyhet pa afat raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura
4 Qershor 2025, 16:11

Drejtësia turke dërgon në burg pesë kryetarë bashkie të partisë më të madhe të opozitës
4 Qershor 2025, 15:56


Gjykata lehtëson masën për operatorin që i dha motorin turistit që humbi jetën
4 Qershor 2025, 15:23
KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë
4 Qershor 2025, 15:04
Shtyhet seanca për vrasjen e Santiago Malkos, mungon gjyqtari dhe prokurori
4 Qershor 2025, 14:55
“E qëllova nga pas, tre herë”/ Artan Tafani rrëfen vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë
4 Qershor 2025, 14:45
Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
4 Qershor 2025, 14:45
Kostot e banesave nuk po rriten, çmimet e apartamenteve po
4 Qershor 2025, 14:39
Komisioni Evropian i jep dritën jeshile Bullgarisë për anëtarësimin në eurozonë!
4 Qershor 2025, 14:25
Po punonte në uzinën e ferrokromit në Elbasan, plagoset 51-vjeçari
4 Qershor 2025, 14:14

Mashtrim dhe pastrim parash, sekuestrohen 9 mijë metra katror tokë në Fushë Prezë
4 Qershor 2025, 13:56
Berisha nga Brukseli: Raporti i miratuar nga PE denoncoi farsën e 11 Majit
4 Qershor 2025, 13:39

Universiteti italian përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve
4 Qershor 2025, 13:28
Zhduket 39-vjeçarja në Gjirokastër, bashkëshorti: Nuk ka ardhur në shtëpi
4 Qershor 2025, 13:15

Vazhdon saga e dështimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës!
4 Qershor 2025, 12:56