Flash News

Ditari i Opozitës

Artikulli i Fox News për Ramën, Berisha: Damkoset botërisht si ‘Ramaduro’, Maduro i Europës

Artikulli i Fox News për Ramën, Berisha: Damkoset botërisht si

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në 'Fox News' të artikullit për Edi Ramën.

Berisha shkruan se Rama damkoset nga Fox News si kreu i narko-shtetit të parë dhe shpallet si Maduro i Evropës.

"Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!

Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.

Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës", shkruan Berisha.

Të fundit

OSZAR »