Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon skandalin: Deputetin Qani Xhafa e hetoi Altin Troplini për një shkelje të pastër civile

Berisha denoncon skandalin: Deputetin Qani Xhafa e hetoi Altin Troplini për

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi skandalin ku deputeti Qani Xhafa u hetua nga Altin Dumani për një shkelje civile.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues.

Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo.

Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool.

Ky ishte krimi i tij.

Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij?

Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit?

Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimin elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm.

Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më.

E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta.

Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë?

E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë...

 

 

 

Të fundit

OSZAR »