
Flash News
KAS i rrëzoi kërkesën për rinumërim të votave, Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor
Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X
Gjashtë policë dërgohen në gjyq, nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje
Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat
Vrasja në Tale, identikohet autori i ekzekutimit të Pjetër Kazajt
Nga Andi Mustafaj
Pa e ndihmuar shumë njëri-tjetrin, po rrekemi të përthithim në perceptim dhe mendim një tronditje të madhe, së pari shoqërore, e vetëm pas saj edhe politike, për gjendjen katastrofike që la pas ky raund zgjedhor. Ndoshta është pa dashakeqësi dhe krejtësisht në natyrën njerëzore mënyra se si po përplasemi tek njëri-tjetri, përtej partive, në endje të kërkimit të fajtorit tek viktima, për atë që të gjithë bashkë si shoqëri, edhe kësaj radhe nuk mundëm.
Kjo përçartje kaotike e retorikës, mendimit dhe veprimit buron me siguri nga dëshpërimi i natyrshëm i momentit, nxitës i kërkesës për përgjigje të shpejta, për rrugë të shkurtra. Prej të njëjtit kaos, e prej fatalitetit tashmë faktik në të cilin gjendet vendi, buron po ashtu nevoja për përgjegjshmëri të madhe. Përgjegjshmëria është larg gjuetisë së shtrigave a gjyqësisë, dhe kurrsesi s‘mund të reflektohet ajo në përgjigje të lehta ndaj problemeve komplekse. Përgjegjshmëria nuk jetëzohet në përçarje, por në një trup politik dhe shoqëror që shërohet së pari me vetëdije, së dyti me veprim.
Le ta mendojmë si një proces sekuencial, ku hallka e radhës që siguron vazhdimësinë e procesit, është identifikimi i asaj që duhet të vijë, i asaj për të cilën kemi nevojë sot. E sotmja thërret për hapësira, për ndarje detyrash, për organizim. Mësimi i parë i këtij përjetimi politik është pamjaftueshmëria si parti fryme. I kemi arritur tanimë limitet e asaj që kjo filozofi mund të prodhojë. Duhet që organizimi të jetë pikë qendrore. Siç thoshte Monnet, aty ku mbizotëron organizimi, sundon fuqia e vërtetë.
1. Demokrat në zemër.
Paralelizuar me një kontekst lufte, mund të themi që kemi ushtarë përballë trimave tanë. Një trim e mund një ushtar. Edhe 10 trima fitojnë mbi 10 ushtarë. Por vjen një moment, kur numri i ushtarëve bën që organizimi, disiplina etj. i shndërrojnë ushtarët në ushtri, duke i pajisur me aftësinë për të fituar mbi tufën e trimave.
Partia ka sot më shumë se kurrë nevojë për hapësira funksionale jo vetëm që njerëz të rinj (jo doemos në moshë) ta tregojnë veten, por edhe që të rregullohen problemet ku më shumë e ku më pak të identifikuara dhe të njohura tashmë nga të gjithë.
Për t’u krijuar këto hapësira pa tensione, duhet së pari, që deputetët të heqin të gjithë dorë nga postet në parti, qofshin këto poste politike si drejtues qarqesh, drejtues forumesh apo drejtues të organizatave partnere.
Duhet menduar një strukturë e re, më e vogël, por e manovrueshme, e efektshme në veprim dhe rezultat. Ajo duhet t’i përgjigjet realitetit në burime njerëzore, faktit që njerëzit tanë kanë emigruar, çka imponon shkëputjen nga struktura klasike tradicionale partiake me vëllim në formë, por zbrazëti në përmbajtje.
Sfida e listës së saktë të anëtarësisë është themelore dhe urgjente për t’u përmbushur brenda një harku kohor një vjeçar. Ajo mbetet baza e pazëvendësueshme, pa të cilin asnjë hap tjetër nuk mund të mendohet me realizëm. Militanti është çelësi i mirëfunksionimit të një partie politike. Vetëm duke e njohur atë saktësisht, mund të mendohen strategjitë e duhura qytet më qytet, fshat më fshat.
Arkaizmi funksional i partisë nuk i përgjigjet dinamizmit dixhital të kohës, ndaj lind po ashtu me urgjencë nevoja për të krijuar sisteme të plota dixhitale të partisë, të pajisura me mbrojtje të lartë kundër çdo ndërhyrjeje të paautorizuar dhe sulmi kibernetik.
Duhet menduar një strukturë, e cila do të krijojë kushtet për hovin e dytë në një moment të afërt. Në kërkim të efektshmërisë, vigjilencës dhe rendimentit, një hap themelor është kalimi nga organizimi me departamente në një ekip më të ngushtë rreth kryetarit. Një kabinet i vërtetë me rreth 15 anëtarë, drejtuesit e të cilit zëvendësojnë në rol dhe produktivitet 26 departamentet aktuale.
Së fundmi, organizimi nuk mund të quhet i tillë pa një proces të përzgjedhjes efikase të roleve dhe caktimit optimal të detyrave. Vetëm një proces i tillë, i rrezatimit të njerëzve të duhur në vendet e duhura, përshtatur me talentet, ekspertizën dhe eksperiencën e tyre, kthehet në katalizator të energjisë së partisë. I tillë proces duhet të nisë nga përzgjedhja e një drejtuesi për burimet njerëzore i stilit Head Hunter, i cili të vëzhgojë profilet e ndryshme anëtarë ose jo të PD dhe të propozojë plane për ta. Kush shihet si mundësi për deputet, kush për bashki, kush për administratë dhe kështu me radhë.
2. Demokrat në kokë.
Deputetët duhet të përdorin të gjitha hapësirat institucionale për ta përqendruar aksionin e tyre aty ku janë më të efektshëm. Çelësi qëndron në pasqyrimin e pasojave të degradimit të qeverisjes socialiste në të tillë formë që qytetarët t‘i perceptojnë dhe dakordësojnë jo sepse i thotë një parti opozitare, por sepse janë faktike dhe të përjetuara nga secili prej tyre. Në funksion të këtij qëllimi, trysnia në të gjitha mënyrat e ligjshme dhe instancat e grupit parlamentar duhet të vijë gjithmonë në rritje gjatë viteve të ardhshme.
Forcimi i një ure lidhëse të linjës së veprimtarisë së PD gjatë dhe pas fushatës është kusht themelor për dëshminë e vërtetësisë së kauzave dhe betejës. Nuk mund të ketë fillim në këtë aspekt, por vetëm dhe domosdoshmërisht vazhdimësi. Kjo nënkupton së pari se problemet e denoncuara nga PD gjatë fushatës duhen mbajtur parreshtur në vëmendje të opinionit publik, me theksin te rritja e kostos së jetesës. Së dyti, deputetët duhet të depozitojnë në Kuvend projektligjet për realizimin e të gjithë premtimeve të programit tonë elektoral, duke manifestuar zotimin e PD për realizimin e tyre me çdo kusht dhe përtej çdo mundësie.
Barrën kryesore të detyrës denoncuese të së keqes e mban grupi parlamentar, i cili ka edhe tribunën publike më të dukshme e që është aula e parlamentit, duke e lënë kështu partinë të lirë për t’u përqendruar në ndërtimin e komunikimit kapilar në terren. Grupi parlamentar ka gjithashtu statusin dhe cilësitë për të ngritur ura bashkëpunimi me shoqërinë civile, në emër të interesit të përgjithshëm. Gjithë ky angazhim shkon krahas punës së deputetëve për dokumentimin e vjedhjes së zgjedhjeve dhe paraqitjes së fakteve në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ata, si flamurtarët tanë në fushatë dhe përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Republikës tashmë, kanë të drejtë hyrjeje.
Duhet çelur menjëherë debati për reformën zgjedhore me objektiv vendosjen e sistemit të plotë ose të korrektuar mazhoritar, një sistem ky i zbatuar nga vendosja e pluralizmit, në vitin 1991 e deri në vitin 2008, i cili ka prodhuar pranueshmërinë më të madhe nga palët politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kjo përvojë është një argument i mjaftueshëm.
Partia Demokratike duhet ta konsiderojë detyrë kombëtare hetimin e plotë të sistemit të patronazhimit. Për shkak të dëmeve që i ka bërë demokracisë, një ditë sistemi i patronazhimit duhet të njihet njësoj si sigurimi i shtetit, i rijetëzuar tanimë nga autokracia moderne e Ramës, po aq sa si paralelizëm krahasimor me mafian në Italinë jugore, e cila ndonëse në sy të shtetit, dukej sikur askush nuk e shihte.
Valencë të fortë në garat zgjedhore ka natyrshmëria e kandidaturave politike, thënë ndryshe, mbështetja e profileve që në mënyrë krejt organike dhe si produkt i rrugëtimit të tyre politik, janë në dinamizmin e garës dhe legjitimojnë për rrjedhojë pretendimin për postin. Nuk do të vonojë gara e parakohshme e bashkisë së Tiranës, ku në përgjigje të kësaj valence, Doktor Alimehmeti duhet të përgatitet për të tillë garë, e cila do të ishte vazhdim i angazhimit politik në dinamikën e tij. Duke qenë tashmë pozitive dinamika e tij, ajo veçse do të zmadhonte forcën vepruese. Në kushtet e sotme politike të vendit e veçanërisht të opozitës, askush nuk duhet të përkëdhelë egon e vet duke krijuar disbalancë.
Në këtë përjetim të gjithanshëm të trysnisë për përgjegjësinë e këtyre ditëve post-zgjedhore, u përplasëm edhe njëherë në murin e lartë dhe të fortifikuar të propagandës, çka e kthen gjithë diskursin dhe veprimtarinë politike në post-racionale. Është alarmues dhe jashtë çdo logjike të shëndetshme, unisoni i agresionit mediatik ndaj të cilit duhet të përgjigjemi çdo herë që fajësojnë ne për vjedhjet e Ramës. Antipropaganda do të ishte e vetmja përgjigje shteruese ndaj këtij realiteti irracional, një fushë ku duhet të punojmë të gjithë. Puna e nisur muaj më parë nga Departamenti Brain Gain për antipropagandën përbën një bazë të mirë për t’u çuar përpara. Fatkeqësisht ajo është nënvlerësuar, sot askush nuk ka më të drejtë të mbyll sytë përpara rëndësisë së saj.
3. Demokrat në botë.
Thyerjen e murit propagandistik ndërkombëtar ne vetëm sa filluam ta cekim dhe menjëherë pamë benefitet e saj. Kemi qëndruar të izoluar për një kohë të gjatë ndërkohë që mendonim se miqtë e Shqipërisë dinin çfarë bëhej brenda saj.
Me dëshirën për të luajtur sipas rregullave dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë u përpimë në lojën pa skrupuj, pa norma dhe pa moral të Edi Ramës. Stabilokracia apo Shqipëria e fasadave nuk mund të mbesë më çmimi që paguajmë për nderin përtej derës së shtëpisë.
Diaspora është Shqipëria e dytë tek e cila ne ende nuk kemi shkuar duke e ndjerë vërtet si të tillë. Rruga drejt saj duhet të nisë nga ngritja e një ekipi të veçantë dhe të përhershëm për t’u marrë me diasporën. Sfida e këtij ekipi është e madhe, por mund të nisë nga propozimet për plotësimin e kuadrit ligjor lidhur me ndërtimin e një regjistri të saktë jete e deri te votimi. Gjithë puna më pas duhet të organizohet duke u orientuar nga një analizë e shëndetshme.
Nevojitet gjithashtu emërimi i një përfaqësuesi të lartë për marrëdhëniet me jashtë me aftësi të spikatura si negociator. Partia Demokratike i ka të gjitha burimet njerëzore për të zhvilluar një diplomaci të fuqishme në emër të së vërtetës. Propaganda e Ramës shtrihet gjerësisht jashtë vendit, çka imponon tek ne detyrimin ndaj kombit për thyerjen e propagandës së qeverisë edhe në këtë aspekt shumë të nënvlerësuar të veprimtarisë sonë opozitare. Duhet të ndërtojmë një qasje të plotë strategjike në lidhje me praninë e mesazhit të Partisë Demokratike në botë.
Është në natyrën njerëzore të përmirësohet nën trysninë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Liria si kusht për zhvillimin edhe në politikë, prodhon efekt krejt të kundërt nëse nuk takohet kurrkund me përgjegjësinë. Rrjedhimisht, nuk mund të presim shumë në vijim pa vendosur letra misioni me indikatorë performancash për secilën detyrë, në mënyrë që të vlerësohet në mënyrë objektive veprimtaria e çdonjërit. Indikatorët e performancës duhet të jenë publikë për këdo që interesohet. Llogaridhënia në të gjitha shkallët është jo vetëm mënyra më e mirë për të rikrijuar besimin, por edhe për të vendosur një trysni të brendshme mbi përfaqësuesit të cilët do të jenë më të prirur për të kryer detyrat që u ngarkohen.
Kryesia e PD organizohet në mënyrë të tillë që të ketë përfaqësues nga këto tre shtylla të mëdha të veprimtarisë.
Revolucioni bëhet nga njerëz të uritur për fitore, nga njerëz të uritur për liri, nga njerëz të uritur për drejtësi. Nuk ka vend për dyshime se ne jemi të tillë, por vetëdija nuk mjafton, çasti kërkon edhe dëshmi.
Situata, në të cilën gjendet partia kërkon maturi dhe përgjegjshmëri të jashtëzakonshme. Në Partinë Demokratike nuk ka njerëz të tepërt, aq më pak zgjidhje magjike. Jemi vendosur pa të drejtë këto ditë në thikën e rrezikshmërisë për t‘u kategorizuar si besnikë ose kryengritës, një ndarje jo naive, por dashakeqësisht e thjeshtëzuar dhe përçarëse, gati primitive në mendësi politike. Kjo, në varësi të mënyrës dhe tempit më të cilin i përgjigjemi këngës së sirenave, me refrenin për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë.
4. Në vend të përfundimit.
Kënga e sirenave është së pari, jo më pak se doza e radhës e mjegullnajës së propagandës që kërkon të verbojë arsyen mbi atë çfarë e mbyt edhe propagandën, tjetërsimi i vullnetit zgjedhor në Shqipëri, me të gjitha format, përtej çdo frike për përgjegjësinë përpara çdo ligji. Së dyti, ajo kërkon t’i mbivendoset problemeve të vërteta. “Hiqeni, - na thonë, - çdo gjë do shkojë mirë...!”.
Dorëheqja e Kryetarit përpara përfundimit të mandatit të tij është konfirmim dhe pranim se zgjedhjet ishin të lira dhe na vendos ne në një situatë të thellë inkoherence, pavërtetësie dhe një humbjeje më domethënese, asaj mbi propagandën dhe përballë vërtetësisë së kauzave. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira, më keq, ato kanë qenë të deformuara nga bandat kriminale, patronazh-sigurimi, manipulimi në rrjete e media e shumë faktorë të tjerë.
Së dyti, një akt dorëheqjeje i kryetarit të demokratëve do të zhbënte triumfin tonë të brendshëm mbi veten, të arritur përmes gjithë peripecive politike të viteve të fundit. Ne nuk mund të shkojmë në pikën 0, kaosin e shtëpisë pa kokë, e cila përhumbur në gjetjen e liderit, devijon nga çdo urgjencë organizimi në secilën prej tre shtyllave të shpjeguara. Kjo do të ishte vetëm fitore e regjimit.
Së treti, ka në fakt një kontrast të fortë, - mes shumë të tillëve, - midis nesh dhe atyre, katarsisi i vazhdueshëm për marrjen e përgjegjësive për partinë, kjo edhe kur vjen fjala tek lidershipi. Nëse ka një përgjegjësi që sot i takon vetëm kryetarit të PD, është dirigjimi i këtij organizimi të brendshëm me qëllim krijimin e kushteve që gjithçka do të pasojë të jetë natyrshmërisht frut i punës dhe meritës, edhe kur bëhet fjalë për të ardhmen e lidershipit.
Nuk është çasti i dorëzimit ndaj këngës së sirenave, por i Planit A, i krijimit të hapësirave, i ndarjes së detyrave, i rritjes së përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë. Historia po na vëzhgon, le të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur përballë saj.
Të fundit


Zgjohet sërish Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Evropë
2 Qershor 2025, 19:00
KAS i rrëzoi kërkesën për rinumërim të votave, Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor
2 Qershor 2025, 18:46

Zgjedhjet e 11 Majit, Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë
2 Qershor 2025, 18:36
Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh
2 Qershor 2025, 18:27
Fushatë me postera dhe premtime, ish-Keneta, lagja që politika e mban “të përmbytur”
2 Qershor 2025, 18:20
TFL publikon raportin: 83% e shqiptarëve e perceptojnë shëndetësinë të korruptuar
2 Qershor 2025, 17:55

Riaktivizohet zjarri në pyllin e Darëzezës, e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse
2 Qershor 2025, 17:28

Kultivonte k*nabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë
2 Qershor 2025, 16:59

Zvicër/ Shqiptari kapet me drogë që vlente mbi 1 milion euro
2 Qershor 2025, 16:50
Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel
2 Qershor 2025, 16:32
Qershor: Shenjat e pafata të zodiakut të muajit
2 Qershor 2025, 16:26
Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X
2 Qershor 2025, 16:19

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë
2 Qershor 2025, 15:50
Foto/ U kap me ko*ainë, arrestohet shqiptari në Britani
2 Qershor 2025, 15:31
Gjashtë policë dërgohen në gjyq, nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje
2 Qershor 2025, 15:26
Evis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për zbutje të masës së sigurisë
2 Qershor 2025, 15:15
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë
2 Qershor 2025, 15:04
Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën
2 Qershor 2025, 14:50

PD kërkon përjashtimin e Rusmalit nga KAS, Logu: Është i njëanshëm, këshilltar i Begajt
2 Qershor 2025, 14:37
Rritet anemia në popullatë
2 Qershor 2025, 14:32


Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, era përhap flakët
2 Qershor 2025, 13:57

Bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba, Policia Rrugore bën bilancin e javës
2 Qershor 2025, 13:40
Euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni
2 Qershor 2025, 13:33
Manipulimi me vettingun për Irena Gjokën, Malltezi: Dështim total i çdo zyre shteti
2 Qershor 2025, 13:22
Hysaj: Ndaj Serbisë me qetësi e kurajë, kjo ndeshje është për krenarinë kombëtare
2 Qershor 2025, 13:14

Bullgaria sfidon kaosin dhe vazhdon rrugën drejt euros
2 Qershor 2025, 12:53
Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale
2 Qershor 2025, 12:52

U zgjodh deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
2 Qershor 2025, 12:29

Vrasja në Tale, identikohet autori i ekzekutimit të Pjetër Kazajt
2 Qershor 2025, 12:07

Rritja e çmimit të banesave në Tiranë, eksperti: Ka fluks paraje me origjinë të dyshimtë
2 Qershor 2025, 11:49
'Drejtësi për Hamidin': Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit
2 Qershor 2025, 11:41
Hidhet shorti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë dosjen “Partizani”
2 Qershor 2025, 11:26
Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
2 Qershor 2025, 11:12




Berisha nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini
2 Qershor 2025, 10:20
Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension
2 Qershor 2025, 10:11
Digjen dy automjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
2 Qershor 2025, 10:00
Provimi i Gjuhës së Huaj, të martën nisin zyrtarisht 'ethet' për maturantët
2 Qershor 2025, 09:55
Logu: Na mohojnë transparencën për farsën e 11 majit!
2 Qershor 2025, 09:44
Dhjetë mënyra për t’u ndjerë energjikë nëse as kafja nuk ju bën efekt
2 Qershor 2025, 09:33
I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena
2 Qershor 2025, 09:24
Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, meteorologia paralajmëron verë të thatë
2 Qershor 2025, 09:11
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
2 Qershor 2025, 09:02
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton shoferi
2 Qershor 2025, 08:56
Për farsën zgjedhore të 11 Majit në Shqipëri
2 Qershor 2025, 08:47
Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
2 Qershor 2025, 08:36
U rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë, ndërron jetë prifti Kristaq Vaso
2 Qershor 2025, 08:32
Berisha paraqitet sot në SPAK, demokratët mblidhen para Prokurorisë së Posaçme
2 Qershor 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Qershor 2025, 08:10
Mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi për ditën e hënë
2 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Qershor 2025, 07:46
Zyrtare, Juventusi cakton Damien Comollin si drejtor gjeneral
1 Qershor 2025, 21:57

Kuçana: Kandidatët e opozitës janë kërcënuar nga “bandat e Ramës në Shkozet”
1 Qershor 2025, 21:11

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën dhe adoleshenti
1 Qershor 2025, 20:18
Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri tek Ali Demi, detajet nga policia
1 Qershor 2025, 19:51
Futbollisti francez shpallet “lojtari i sezonit” në Champions League
1 Qershor 2025, 19:25
Rusia akuzon Ukrainën për 'sulm terrorist' ndaj bazave ajrore
1 Qershor 2025, 18:57
Një spital përfshihet nga flakët në Hamburg të Gjermanisë, humbin jetën tre pacientë
1 Qershor 2025, 18:32
Nesho: Regjimi autokratik i Ramës nuk ka lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira
1 Qershor 2025, 18:10
Vetëvrasja e emigrantit maroken, aktivistja: Ka kushte çnjerëzore në Gjadër
1 Qershor 2025, 17:49

Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
1 Qershor 2025, 16:57
31 të vdekur pas sulmit të Izraelit pranë qendrës së ndihmës në Gaza
1 Qershor 2025, 16:40
Të paktën 150 të vdekur nga përmbytjet e mëdha në Nigeri
1 Qershor 2025, 16:14
Flakët përfshijnë masivin pyjor të Darëzezës në Fier
1 Qershor 2025, 15:56
Identifikohet i riu që humbi jetën nga aksidenti në hyrje të Vlorës
1 Qershor 2025, 15:08
SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore
1 Qershor 2025, 14:54
Aksident i rëndë në Vlorë, përplaset automjeti me dy të rinj, vdes njëri prej tyre
1 Qershor 2025, 14:28

Vetëvrasja e emigrantit maroken, aktivitstët protestojnë para kampit të Gjadrit
1 Qershor 2025, 13:48
Festimet e fitores së PSG kthehen në tragjedi, dy të vdekur, mbi 500 të arrestuar
1 Qershor 2025, 13:26

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit
1 Qershor 2025, 12:41
Punëtori i huaj vdiq në punë, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit në Tiranë
1 Qershor 2025, 12:20
Makina përplas motorin, vdes 67-vjeçari në Bilisht
1 Qershor 2025, 11:56
Detaje nga vrasja në Tale, dyshohet se Pjetër Kaza u qëllua në gjoks dhe kokë
1 Qershor 2025, 11:39
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
1 Qershor 2025, 11:22

Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, iu gjetën doza kokai*e të fshehur në makinë
1 Qershor 2025, 10:40
Merz do të takohet me Trump në Uashington më 5 qershor
1 Qershor 2025, 10:18