
Flash News
Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve
Maturanti 74-vjeçar merr diplomën e maturës, ja nota që mori në provimin e anglishtes
Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor!
I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari: Kur hapa sytë pashë trupa njerëzish gjithandej, më pas…
Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj
"Problem gjetja e forcës së kualifikuar të punës!" Analiza: “Barra” e turistëve, kush po u shërben?
Promovimi ndërkombëtar në mediat e huaja, por edhe efekti i rrjeteve sociale e kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit. Kontratat me garanci kanë ardhur në rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen çdo vit, ku pas polakëve e çekëve tashmë, turistët spanjollë, portugezë, francezë apo izraelitë po rriten dukshëm. Suksesi i papritur duket se na gjeti të papërgatitur në disa drejtime, duke shtuar presionin për ndërhyrje të shpejta nëse duam që rritja të jetë e qëndrueshme.
Operatorët turistikë presin që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord të vizitorëve të huaj me rritje të turistëve të huaj mes 10-15%. Sfidë mbetet infrastruktura rrugore dhe aeroportuale për të përballuar këtë fluks, fuqia punëtore e kualifikuar në mungesë apo operimi i sektorit pa një lidhje të qartë me industritë mbështetëse për të maksimizuar përfitimin e ekonomisë.
Numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë po rritet dhe ky padyshim është një lajm i mirë, por paralelisht po shtohet presioni për t’i mbajtur ata. E kapur në një fluks në rritje nga viti në vit, Shqipëria duket se nuk po arrin të përballojë në disa raste kërkesat që sjell me vete një turizëm me rritje të shpejtë.
Tendenca po shihet në disa drejtime, duke nisur së pari nga infrastruktura e pamjaftueshme në rrugë, ajo aeroportuale apo në marina. Së dyti, një bujqësi në tkurrje ka zhvendosur balancën në anën e importeve. Pra, të huajt “po i ushqejmë” me produktet e tyre të shërbyera shqiptarçe. Kjo e ul ndjeshëm ndikimin real që turizmi do të kishte në ekonomi.
Nëse bujqësia dhe agropërpunimi do të ishin të përfshira me një strategji më të mirëmenduar në zinxhirin e industrive mbështetëse, vlera që do të merrte ekonomia do të ishte më e lartë. Së treti, të huajve po u shërbejnë “të huajt” të sjellë me kontrata nga vende të tjera, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në vend.
Vijnë turistët e parë “të verës”, kontratat me garanci në rritje, diversifikohen grupet
Turizmi i organizuar po njeh rritje nga viti në vit dhe paralelisht me këtë edhe turizmi individual ka pasur të njëjtën tendencë. Tregjet që pëlqejnë Shqipërinë mbeten të qëndrueshme, teksa vijojnë të shtohen edhe grupe të reja.
“Kanë nisur të vijnë turistët e parë të organizuar, sipas kontratave me garanci që kemi nënshkruar. Të parët janë polakët dhe më pas këto javë presim të vijnë edhe grupe të tjera. Golemi dhe Durrësi janë konsoliduar si destinacione, sepse u bënë më shumë se një dekadë që kanë turizëm të organizuar.
Tregjet që po vijnë të organizuara janë diversifikuar nga viti në vit, por disa janë të qëndrueshëm. Tregu spanjoll është me rritje këtë vit, edhe portugezët. Në rritje janë edhe turistët hungarezë dhe sllovakë. Po kështu janë edhe izraelitët, ku njëra nga linjat e fluturimeve po operon edhe si charter”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
Edhe për Arben Çipën, administrator i “Sipa Tours”, ky vit pritet të jetë pozitiv, duke pasur parasysh ecurinë e mirë që ka pasur në muajt e parë të vitit. Prilli, sipas tij, ishte me rritje rreth 10% në raport me prillin 2024, të paktën nga përshtypjet e marra nga strukturat në Jug të vendit, konkretisht në Ksamil dhe në Sarandë.
“Kryesisht janë europianë, por sidomos po vijnë francezë. Janë një grup që dominon këtë vit për këtë periudhë. Janë mosha relativisht të reja, me qëndrime javore”, – shprehet Çipa.
Shumë turistë, pak rrugë, edhe më pak aeroporte, kujdes i shtuar për shërbimet detare
Një nga problematikat e ngritura këtë sezon ishte ajo e mosnisjes në operim e aeroportit të Vlorës. Pritshmëria ishte që të paktën në sezonin veror të fillonte operimi i linjave charter dhe në bazë të këtij premtimi vitin e shkuar u nënshkruan edhe kontrata me garanci me strukturat akomoduese në Vlorë. Por, tashmë, kjo nuk është e mundur.
“Është një problem shumë i madh për ne mosfillimi i fluturimeve nga Vlora. Ne i nënshkruam këto kontrata duke marrë parasysh që na u premtua nisja e fluturimeve në disa biseda të vitit të shkuar, kur na u tha se për charterat ndoshta do të ishte e mundur ulja.
Tashmë jemi përpara faktit dhe kjo na ka sjellë shqetësime. Në raste më ekstreme, kur marrëveshjet nuk respektohen, mund të shkojnë në gjyqe, por ne po negociojmë me agjencitë e huaja që të paktën ulja e charterave këtë verë të bëhet në Tiranë. Kuptohet që janë operatorët turistikë shqiptarë që marrin kostot e transportit përsipër” tha z. Kasa.
Por duket se edhe devijmi i fluturimeve në Tiranë është sfidues pasi Aeroporti i Tiranës po punon thuajse me kapacitet maksimal dhe nuk ka frekuenca të disponueshme për fluturime të paparashikuara. Nga ana tjetër, edhe infrastruktura rrugore, pavarësisht investimeve, nuk e përballon dot ritmin e rritjes së turizmit në vend.
“Nuk mund të them që nuk janë bërë rrugë, ka pasur investime serioze por mendoj se nuk mjaftojnë për të përballuar këtë rritje të fluksit që kemi. Ne presim që këtë vit të shkojmë në 14 milionë turistë dhe ky është një numër i konsiderueshëm dhe mendoj se Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të përballuar këtë. Po kështu, disa destinacione shumë popullore mbeten me një akses që lë për të dështuar. Po sjell si shembull infrastrukturën rrugore që të çon për te Lumi i Shalës, kemi kërkuar të ndërhyhet prej vitesh. Po kështu edhe Golemi, i cili mbetet peng i trafikut”, – nënvizon kreu i Unionit Turistik Shqiptar.
Shqipëria njëkohësisht vuan për marina të mirëfillta turistike, diçka që kufizon ndjeshëm një segment të turizmit që orientohet tek ai më luksoz. Gjithsesi, përtej kësaj, rritja e turizmit kërkon një vëmendje të shtuar edhe ndaj shërbimeve detare për të ofruar siguri dhe standarde.
“Duhet të ketë vëmendje te shërbimet e detit. Flas këtu për të gjitha shërbimet ku duhet të operohet me rregull, norma dhe në zbatim të një kuadri rigoroz. Duhet të funksionojë ligji dhe kontrolli për të gjithë skafet, anijet dhe të gjithë mjetet e ujit”, – shprehet z. Çipa.
Të huajve po u shërbejnë “të huajt”, por problem gjetja e forcës së kualifikuar të punës
Turizmi po orientohet qartësisht drejt gjetjes së një zgjidhjeje jashtë kufijve të Shqipërisë në lidhje me forcën punëtore. Bëhet fjalë për plotësimin e pozicioneve që nuk kërkojnë ndonjë kualifikim të veçantë.
“E kemi gjetur një zgjidhje. Po sjellim të huaj nga vendet e treta duke nisur nga Afrika, vende si Nepali, Filipinet. Kemi vendosur kritere në kontratat e nënshkruara në mënyrë që të jemi të sigurt dhe të kemi qëndrueshmëri, sepse edhe kjo ka koston e saj. Sigurisht bëhet fjalë për forcë punëtore që duhet për pozicione që nuk kërkojnë kualifikim, pra të natyrës punonjës pastrimi, mirëmbajtje, sanitare, të cilët janë gjithashtu shumë të rëndësishëm në shërbim” pohon z.Çipa.
Edhe z. Kasa ka të njëjtin qëndrim duke nënvizuar se për strukturat akomoduese është më e vështirë gjetja e stafit të kualifikuar.
“Strukturat janë gati dhe tek-tuk mund të kenë probleme me stafin, por e kanë zgjidhur thuajse, sepse po marrin punëtorë të huaj, të paktën për ato pozicione që nuk duan kualifikim. Pra problem mbetet stafi i kualifikuar që është i vështirë për t’u gjetur” shprehet ai./ Monitor
Të fundit


Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë
13 Qershor 2025, 08:00
Izraeli sulmon Iranin, shënjestron centralet bërthamore dhe komandantët ushtarakë
13 Qershor 2025, 07:46
Temperaturat deri në 36 gradë, si parashikohet moti për sot
13 Qershor 2025, 07:33
Horoskopi 13 qershor 2025, ç'parashikojnë yjet
13 Qershor 2025, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2025, 06:59
Makina del nga rruga në aksin “Tiranë–Lezhë”, 4 të plagosur
12 Qershor 2025, 23:03

Dokumenti/ Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK para zgjedhjeve
12 Qershor 2025, 22:52
"Tren bullgar’ te PD", Lela debat me gazetarin: Si s'ke turp! A jeni në tëmtha të fiqirit?
12 Qershor 2025, 22:42



Bushati: Kemi kaluar nga demokracia në një formë autokratike, rrezikojmë edhe diktaturën
12 Qershor 2025, 21:23
Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti
12 Qershor 2025, 20:52
Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
12 Qershor 2025, 20:39
Tragjedia ajrore në Indi, Trump: Një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit
12 Qershor 2025, 20:30
Maturanti 74-vjeçar merr diplomën e maturës, ja nota që mori në provimin e anglishtes
12 Qershor 2025, 20:13
Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi
12 Qershor 2025, 20:11

Fejohet Dua Lipa: Me Callum Turner jam më e lumtur se kurrë
12 Qershor 2025, 19:44
Fiket pas disa orësh zjarri në Qeparo, rrezikohej një fabrikë vaji dhe disa banesa
12 Qershor 2025, 19:34
Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT
12 Qershor 2025, 19:31
Murtaja te dhentë, Ministria e Bujqësisë: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu
12 Qershor 2025, 19:13
Rama "sakrifikon" socialistët për t'i bërë qokën Sorosit
12 Qershor 2025, 19:13
Ushtria malazeze do të marrë pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën
12 Qershor 2025, 18:57
Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor!
12 Qershor 2025, 18:33


Aknet në trup, gjashtë mënyra për t’i parandaluar
12 Qershor 2025, 18:05

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj
12 Qershor 2025, 17:31
Video/ Ky është momenti kur rrëzohet avioni i Air India me 242 persona në bord
12 Qershor 2025, 17:27
GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’
12 Qershor 2025, 17:23
Rënia e Demokracisë në Shqipëri, alarmi nga Parlamenti Evropian
12 Qershor 2025, 17:03
Do të merrte drejtimin e Flamurtarit? De Biasi sqaron si qëndron e veërteta
12 Qershor 2025, 16:52
Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj
12 Qershor 2025, 16:40


Raporti i OKB: Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
12 Qershor 2025, 16:08
Sula: Skandali me maturën shtetërore, dështim i sistemit arsimor
12 Qershor 2025, 16:08

Erion Isai ndahet nga gruaja: Vijoj jetën time
12 Qershor 2025, 15:40
Aksion anti-korrupsion në Ministrinë e Mjedisit, arrestohet nëna e reperit të njohur
12 Qershor 2025, 15:31
Periudha ideale për të fituar, tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre
12 Qershor 2025, 15:20
Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël
12 Qershor 2025, 15:07
Një “ditë dembelie” në javë mund të ulë stresin dhe rrezikun e goditjes në tru
12 Qershor 2025, 14:56

Tragjike në Fier, 28-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës
12 Qershor 2025, 14:39
Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit
12 Qershor 2025, 14:33
Hodhi mbeturinat e kompanisë në lumin Buna, procedohet punonjësi 31-vjeçar
12 Qershor 2025, 14:30
GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit
12 Qershor 2025, 14:21
Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit
12 Qershor 2025, 14:14
Nga të shtënat me armë te plagosja me thikë/ Historia e sulmeve vdekjeprurëse në shkolla
12 Qershor 2025, 14:11
Ekstradohen në Itali 3 shqiptarë, pjesë e organizatave kriminale
12 Qershor 2025, 13:59
Arrestohet një 26-vjeçar për konfliktin me armë në Ali Dem
12 Qershor 2025, 13:40
Raporti/ Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore
12 Qershor 2025, 13:40

Sherr mes fqinjëve në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar
12 Qershor 2025, 13:07

Aksident në aksin Krahës-Memaliaj, plagoset një 65-vjeçar
12 Qershor 2025, 12:45


Kërkoi rinumërimin e votave në Tiranë, Gjykata pushon çështjen e Alimehmetit
12 Qershor 2025, 12:22
Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari në plazhin e Qerretit
12 Qershor 2025, 12:05

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale
12 Qershor 2025, 11:52
Beleri: Votat e emigrantëve në Greqi u manipuluan me skemë të organizuar nga administrata
12 Qershor 2025, 11:36
Alarm në bregdet/ E moshuara nga Kosova rrezikon mbytjen!
12 Qershor 2025, 11:25
Shtyhet seanca për "Plumbin e Artë", shkak mungesa e avokatëve
12 Qershor 2025, 11:06
Gjykata e Posaçme cakton seancën për çështjen “Partizani”
12 Qershor 2025, 11:00
"Punojmë për të vjedhur"/ Berisha nxjerr videon e Ramës: Hera e parë që është i sinqertë!
12 Qershor 2025, 10:52

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mijëra fidanë kanabis! Nën hetim dy persona
12 Qershor 2025, 10:35
SHBA-ja kufizon stafin joesencial në Ambasadën në Irak, pas rritjes së tensioneve me Iranin
12 Qershor 2025, 10:19

Hero në Greqi/ Emigranti shqiptar shpëton dy fëmijë nga mbytja në lumë
12 Qershor 2025, 09:52
Zyrtarët e Doganave shqiptare i hapin traun biznesit të kontrabandës së cigareve
12 Qershor 2025, 09:37
‘Vrava një njeri’, si një telefonatë zbardhi vrasjen me thikë në Xibër/ Flasin dëshmitarët
12 Qershor 2025, 09:24
26 vjet liri! Kosova shënon sot Ditën e Çlirimit
12 Qershor 2025, 09:14
Kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme
12 Qershor 2025, 09:03
Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares
12 Qershor 2025, 08:49

Këmbimi valutor 12 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
12 Qershor 2025, 08:30
Vrasja në Xibër të Klosit/ Në pranga Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës
12 Qershor 2025, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2025, 08:09
Nëna e Martin Canit reagon pas publikimit të videos: U trondita, nuk e pashë dot!
11 Qershor 2025, 23:00
Bylykbashi: Asambleja e PPE miratoi rezolutën më të fortë në këtë forum
11 Qershor 2025, 22:46
Gjendet i pajetë një person në Klos, dyshohet se është vrarë
11 Qershor 2025, 22:33
E konfirmuar nga SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim
11 Qershor 2025, 22:03

Dhunoni punëtorin e pastrimit në Athinë, policia greke shpall në kërkim shqiptarin
11 Qershor 2025, 21:30
Zhgënjimi me Letoninë, Elseid Hysaj reagon pas transfertës zhgënjyese
11 Qershor 2025, 21:15

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa
11 Qershor 2025, 20:51

Skandal në Lezhë/ Banesa mbulohet nga ujërat e zeza
11 Qershor 2025, 20:37
Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale
11 Qershor 2025, 20:09
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
11 Qershor 2025, 20:01