Flash News

E-TJERA

Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në Divjakë (EMRAT)

Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Divjakë pasi akuzohen për organizim të lojërave të fatit në një lokal. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasi Altin Çoku dhe Edmir Çela përkatësisht pronari i lokalit dhe punonjësi i tij.

Ndërkohë nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, janë gjetur dhe sekuestruar 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Organizonin lojëra fati në lokal, me kompjuterë dhe me celularë, vihen në pranga pronari dhe punonjësi.

Sekuestrohen 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se një lokal në fshatin Karavasta e Re, ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Chat”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

Të fundit

OSZAR »