Flash News

E-TJERA

“Ku janë 130 mijë fletë votimi të papërdorura”, KQZ i përgjigjet PD-së

“Ku janë 130 mijë fletë votimi të

Komisioni Qendror i Zgjedhje iu përgjigj koalicioni opozitar me në krye Partinë Demokratike, pasi PD-ASHM i ka dërguar një shkresë sot ku i kërkon se ku kanë humbur rreth 130 mijë fletë votimi të 11 majit.

Sipas KQZ, një pjesë e fletëve të votimit i përkasin edhe votimit elektronik, aty ku nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i tyre.

Përgjigja e KQZ drejtuar PD:

I nderuar Z. Nuri

Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit te përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 2025 ju informojmë se:


Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

“Ku janë 130 mijë fletë votimi të

Të fundit

OSZAR »