
Flash News
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
Durrës/ Morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 autorët
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
Energjia dhe turizmi, dy pikat më të cenueshme të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Pasojat ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor nga konflikti në Lindjen e Mesme janë indirekte dhe të kufizuara, sipas të dhënave për tregtinë e jashtme dhe analizave të ekspertëve ekonomikë.
Ata thonë se ndikimi është më i dukshëm përmes qëndrimeve ideologjike ose përplasjeve gjeopolitike. Përveç në Mal të Zi. Turizmi në këtë vend tashmë po përjeton pasoja negative, për shkak të anulimit të dhjetëra fluturimeve dhe rezervimeve hoteliere nga Izraeli.
“Tri linja ajrore izraelite i kanë pezulluar përkohësisht fluturimet e pasagjerëve për në Mal të Zi. Ato kanë anuluar më shumë se 70 fluturime për në Tivat, të planifikuara deri në fund të qershorit”, thanë nga Aeroporti i Malit të Zi për Radion Evropa e Lirë.
Sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, si dhe kërcënimet për mbylljen e rrugëve kryesore ujore shkaktuan një tronditje të lehtë në tregun e naftës dhe rritën çmimet e naftës bruto dhe të derivateve të saj.
Zhvillimet e mëtejshme të mundshme, pas arritjes së një armëpushimi, janë kryesisht hipotetike dhe varen nga ajo nëse dhe sa do të përshkallëzohet konflikti dhe nëse do të shkaktojë trazira më të mëdha në tregun global të energjisë.
Fluturime të anuluara për në Mal të Zi
Trafiku ajror nga Izraeli në Mal të Zi, sipas informacioneve të fundit, është pezulluar deri më 30 qershor. Deri tani është konfirmuar se turistët izraelitë i kanë anuluar rezervimet e tyre në hotelet e Kollashinit, në pjesën veriore të Malit të Zi.
Këtë e ka bërë të ditur Zorica Millashinoviq, drejtoreshë e Organizatës Turistike të Kollashinit, në një deklaratë për televizionin shtetëror malazez. Verën e kaluar, mbi 130.000 udhëtarë nga Izraeli kanë mbërritur në Mal të Zi me avion.
“Nga prilli deri në tetor, rreth 112.000 pasagjerë kanë përdorur linjën Tel Aviv - Tivat, ndërsa më shumë se 18.500 kanë përdorur atë Tel Aviv - Podgoricë”, bënë të ditur nga Aeroporti i Malit të Zi për Radion Evropa e Lirë.
Ministrja e Turizmit e Malit të Zi, Simonida Kordiq, ka thënë më herët se viti 2024 ka qenë një vit rekord për numrin e turistëve izraelitë.
Të dhënat nga Zyra Shtetërore e Statistikave - Monstat tregojnë se, vitin e kaluar, në Mal të Zi kanë qenë 74.000 turistë nga Izraeli, të cilët kanë kaluar 249.000 net.
Sipas këtyre të dhënave, ata kanë qenë turistët joevropianë më të shumtë në atë vend dhe numri i tyre është rritur vazhdimisht që nga viti 2021. Për këtë vit ishte paralajmëruar mbërritja e 200.000 turistëve nga Izraeli në Mal të Zi. Kjo, sipas deklaratës së Nimrod Rinotit, konsull nderi i Malit të Zi në Izrael, dhënë në muajin maj.
Ministria e Energjisë në këtë vend paralajmëroi se, “për shkak të përshkallëzimit aktual të konfliktit në Lindjen e Mesme”, çmimet e naftës mund të rriten, por shtoi se furnizimi me produkte nafte nuk është i kërcënuar për momentin.
“Kujtoj se në vitin 2022 [kur filloi pushtimi rus i Ukrainës], çmimet e produkteve dhe shërbimeve të shumta u rritën pa ndonjë bazë realiste, dhe ato çmime nuk u kthyen më, edhe pse çmimet e karburanteve tani janë pothuajse 25 për qind më të ulëta. Një praktikë e tillë është e papërgjegjshme”, tha ministri i Energjisë në Mal të Zi, Admir Shahmanoviq.
Ai shtoi se krizat globale nuk duhet të lejohen të përdoren si justifikim për rritje të çmimeve.
Kriza energjetike, rrezik kryesor për Serbinë
“Në rast të një shpërthimi të krizës në Lindjen e Mesme, rreziku kryesor ekonomik për Serbinë lidhet me burimet e energjisë, kryesisht naftën dhe gazin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Branimir Jovanoviq, nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.
Ai paralajmëron se nëse përsëritet skenari i vitit 2022 - kur pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë mbetën në një nivel më të lartë për disa muaj - ai do të çojë në rritje të çmimeve dhe përkeqësim të standardeve të jetesës.
“Çmimet e ushqimeve në bursat botërore, aktualisht, nuk po pësojnë ndryshime të mëdha, sepse Lindja e Mesme nuk është eksportuese e madhe e ushqimit - ndryshe prej Ukrainës. Prandaj, do të thosha se, tani për tani, duket se pasojat direkte të këtij konflikti nuk do të jenë dramatike, përveç nëse ndodh një përshkallëzim serioz, si mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ose zgjerimi i konfliktit”, thotë Jovanoviq.
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), që është kryesisht në pronësi ruse, është kryesorja për importin, shitjen dhe përpunimin e naftës në Serbi.
Operacionet e saj u bënë më komplekse pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 - gjë që çoi në vendosjen e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Moskës. Rreth 80% e naftës së papërpunuar, që përpunohet në rafinerinë e Pançevës në Serbi, arrin nga importi.
Para pushtimit të Ukrainës, 30-50% e naftës së importuar në NIS vinte nga Rusia, por sot pjesa më e madhe është naftë nga Iraku, Rusia dhe Kazakistani, me një përqindje më të vogël nga Norvegjia.
Menjëherë pas fillimit të luftës, Qeveria e Serbisë vendosi kufizime në çmimet e derivateve të naftës, për të ruajtur stabilitetin energjetik, ndërsa Ministria e Energjisë, nga ajo kohë, çdo të premte publikon çmimet e reja të karburanteve.
Serbia është ende shumë e varur nga gazi natyror rus, dhe pjesa më e madhe e tij merret nga Gazprom-i. Në vitin 2025, 80 për qind e gazit vazhdoi t’i shkonte nga Rusia, që, megjithatë, është një rënie krahasuar me vitin e mëparshëm.
Serbia ka nisur diversifikimin duke importuar gaz nga Azerbajxhani, me të cilin është arritur një marrëveshje për furnizim vjetor deri në 400 milionë metra kub. Deri në vitin 2027 planifikohet që kjo sasi të rritet deri në një të tretën e konsumit total.
Biznesi i Bosnje e Hercegovinës me Lindjen e Mesme - i papërfillshëm
Bosnje e Hercegovina nuk ka marrëdhënie të mëdha tregtare me vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin dhe Izraelin. Shkëmbimi i mallrave me këto vende është shumë i vogël dhe nuk ka ndikim të rëndësishëm në tregtinë e përgjithshme të jashtme të vendit.
“Dobësitë tona të vërteta janë varësia energjetike dhe inflacioni. Ka disa kompani të veçanta që kanë marrëdhënie të konsiderueshme tregtare me ato vende, dhe ato do të përjetojnë pasoja, por nuk janë shumë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Millenko Krajishnik, profesor i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare tregtare nga Banja Lluka.
Bosnje e Hercegovina është plotësisht e varur nga importi i derivateve të naftës - kryesisht nga rafineritë në Kroaci dhe Serbi, si dhe pjesërisht nga Italia - si dhe nga importi i gazit nga Rusia përmes tubacionit Rrjedha Turke.
“Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ose e Kanalit të Suezit, që hapin rrugët ujore për të gjitha vendet eksportuese të naftës, jo vetëm për Iranin, sigurisht se do të ndikonte në rritjen e çmimeve në tregun botëror të aksioneve dhe do të kishte ndikim edhe në rritjen e inflacionit në botë, përfshirë edhe në Bosnje e Hercegovinë”, shton Krajishnik.
Të dhënat zyrtare për tregtinë tregojnë se shkëmbimi i mallrave me Iranin në tri dekadat e fundit nuk i ka kaluar tetë milionë euro në vit. Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë së Jashtme në Bosnje e Hercegovinë, ky vend vazhdimisht importon më shumë sesa eksporton. Në anën tjetër, lidhjet ekonomike me Izraelin janë forcuar në pesë vjetët e fundit.
Komisioni i Tregtisë dhe Investimeve i Bosnje e Hercegovinës nuk ka të dhëna zyrtare se sa kompani nga ky vend operojnë në Iran dhe Izrael.
Sipas të dhënave nga regjistrat e bizneseve, nga viti 2008 deri më sot, qytetarët iranianë kanë regjistruar 39 kompani në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa qytetarët izraelitë kanë regjistruar 27 kompani. Të gjitha operojnë në sektorët e tregtisë, turizmit dhe pasurive të paluajtshme. Megjithatë, shumica janë joaktive, me llogari të bllokuara.
Kosova veçanërisht e ekspozuar
Adrian Shtuni, nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thekson se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj pasojave ekonomike që mund të shkaktojë konflikti në Lindjen e Mesme.
Ai shpjegon se situata do të përkeqësohej ndjeshëm në rast se Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nga kalon rreth 20 për qind e konsumit global të naftës dhe gazit natyror.
Për një vend si Kosova, i cili tashmë ka përjetuar një rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike me 16% këtë vit, “rritja e mëtejshme do të ishte një shok për ekonominë”, thotë Shtuni për Radion Evropa e Lirë.
Ai nënvizon se, me një ekonomi të mbështetur fort në importe dhe remitenca - të cilat përbëjnë rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto - çdo tronditje në ekonominë globale do të përkthehej menjëherë në presion mbi familjet kosovare.
“Gjithashtu, fakti që Kosova ka një deficit tregtar të konsiderueshëm, që në dhjetor të vitit 2024 u rrit me 17.5% krahasuar me një vit më parë, e ekspozon atë akoma edhe më shumë ndaj një krize globale, që do të rriste jo vetëm çmimin e energjisë, por edhe të ushqimeve dhe mallrave të konsumit, që vendi kryesisht i importon”, thotë Shtuni.
Varësia energjetike e Maqedonisë së Veriut
Derisa sulmet midis Iranit dhe Izraelit vazhdonin, çmimet e energjisë luhateshin. Për pasojë, në tregun e Maqedonisë së Veriut kishte disa rritje të çmimeve të naftës.
Pritjet e udhëheqësve të Komisionit Rregullator të Energjisë në këtë vend janë që trendi i stabilizimit të çmimeve të naftës të vazhdojë, duke pasur parasysh armëpushimin e shpallur disa ditë më parë mes Izraelit dhe Iranit.
“Besoj se do të kemi stabilizim të çmimeve të produkteve të naftës dhe çmimeve të gazit natyror, e rrjedhimisht edhe të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski.
Udhëheqësi i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Trajan Angelovski, thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë veprime ushtarake, sepse çmimet e energjisë mund të prishin shumë gjëra.
“Çmimet do të rriteshin dhe do të ndikonin drejtpërdrejt në inflacion”, sipas tij.
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut, sipas parashikimeve të Bankës Popullore në prill, do të arrijë në 3 për qind në vitin 2025, që është 0.5 për qind më pak se vitin e kaluar.
“Ekonomia jonë nuk është as në rritje të shpejtë e as e zhvilluar. Ne jemi gjithmonë të varur nga burimet e energjisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mille Boshkov, president i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë së Veriut.
Në skenën globale, Irani luan një rol të rëndësishëm në zinxhirin e furnizimit. Ai është anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), prodhon rreth 3.3 milionë fuçi nafte në ditë dhe eksporton më shumë se dy milionë.
Përveç se ka burimet e veta të naftës, Teherani mund të ndikojë edhe në një rrugë jetike tregtare - Ngushticën e Hormuzit - përmes së cilës, çdo ditë, kalon më shumë se një e pesta e furnizimit botëror me naftë. Në të kaluarën, Irani ka kërcënuar disa herë me bllokimin e saj./ REL
Të fundit


Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54